E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takim jozyrtar me homologet Ivano dhe Vujanovic

Presidenti i Maqedonise Giorge Ivanov ka zhvilluar takime jozyrtare me homologet e tij Presidentin e Shqiperise Bamir Topi dhe Presidentin e Malit te Zi Filip Vujanovic. Tre presidentet kane diskutuar per bashkepunimin ne rajon dhe marredheniet midis vendeve te tyre ne rrugen drejt integrimit euro-atlantik.Ivanov duke vleresuar nivelin e bashkepunimit rajonal ka theksuar se ne kete menyre po ndertohet nje Ballkan i ri. Presidentet kane vleresuar se nevojiten hapa konkrete drejt krijimit te nje rajoni te bashkuar ne Evropen e bashkuar. Ata kane theksuar nevojen e thellimit te marredhenieve mes vendeve te rajonit ne te gjitha sferat e mundshme.

Presidentet e tre shteteve shprehen gatishmeri qe te vazhdojne bashkepunimin e mire ne proceset integruese te vetedijshem se suksesi i nje shteti i sjell te gjitha shtetet me afer cakut te perbashket.Teme e bisedimeve ishte edhe mbledhja e trete e radhes te presidenteve te Maqedonise Shqiperise Kosoves dhe Malit te Zi i cila kete vit do te mbahet ne fillim te muajit korrik ne Maqedoni. eshtje konkrete qe kane diskutuar presidentet kane qene bashkepunimi ne nismen e Adriatikut-Jonit nderlidhjen infrastrukturore pakesimin e kufizimeve gjate kembimit ndermjet tre shteteve dhe per projekte te interesit te ndersjellet.

Presidenca e Maqedonise ka bere te ditur se nuk dihen motive e mungeses se Presidentit te Kosoves Behxhet Pacolli por eshte bere e ditur se ai gjithashtu eshte ftuar ne nje vizite zyrtare me 25-26 mars. Presidenti Topi ka kryer nje vizite zyrtare ne Maqedoni ku ishte i ftuar ne hapjen e Qendres Memoriale te Holokaustit te hebrenjve ne Shkup.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›