Topi-Sejdiu:Ngjarjet e Mitrovicës,skenare të kaluar
Në ditën e parë të vizitës në Kosovë presidenti Bamir Topi, është takuar me homologun e tij kosovar, Fatmir Sejdiu. Pas mbërritjes në aeroportin e Prishtinës rreth ores 9:00 presidenti u takua me presidentin Fatmir Sejdiu me të cilin një nga çështjet e diskutimit ishte shtimi i marredhenieve shume te mira mes dy vendeve. Presidentet kanë bërë deklarata në lidhje me situatën në Mitrovicë duke e cilësuar atë si zbatim i skenareve të së kaluarës. Pas takimit me kreun e shtetit të Kosovës, Presidenti Topi do takohet me kryeministrin Thaçi, drejtues të partive politike dhe minoriteteve në Kosovë si dhe komandantet e KFOR-it. Ndërsa në lidhje me postin e ambasadorit në Prishtinë, presidenti Bamir Topi i pyetur nga gazetarët deklaroi se do ta dekretonte atë menjëherë sapo të mbërrinte propozimi