Pepe: Reali do ta fitojë titullin, Robbeni më i mirë se Messi
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, e ka lëvduar bashkëlojtarin e tij Arjen Robben duke thënë se ai është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Pepe shpreson se Mbretërit mund ta arrijnë Barcelonën, pavarësisht se Blaugranët janë 12 pikë para Los Merengues, dhe mund t'ia rrëmbejnë titullin deri në fund t sezonit. "Barcelona ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, ndërsa ngjashëm kanë vazhduar edhe në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madridit (në Copa Del Rey). Mirëpo, ne besojmë se do të mund t'i arrijmë dhe do ta fitojmë Kampionatin". "Ne i kemi tre pikë të sigurta në ndeshjen kundër Barcës në Bernabeu. Megjithatë duhet të kemi vazhdimësi në secilën ndeshje dhe t'i fitojmë të gjitha pikët", ka thënë Pepe. I pyetur për një krahasim ndërmjet Lionel Messi dhe Arjen Robben, Pepe ka shtuar: "Të dy janë në formë të shkëlqyer. Sipas meje ata janë dy lojtarët më të mirë në La Liga. Nëse duhet të zgjedh cili është më i miri, me lehtësi do ta them se është Robbeni, pasi ai është bashkëlojtari im. Mirëpo e përsëris, të dy janë në formë të shkëlqyer".