Topi-Selami Presidenca Takimi per situaten ne vend dhe demokracine

UPDATE- Eduard Selami nje nga themeluesit e Partise Demokratike eshte pritur sot ne Presidence nga kreu i shtetit Bamir Topi.
Pas takimit qe nuk zgjati shume Selami deklaroi per mediat se me presidentin ka miqesi te vjeter. Me presidentin Topi na lidh nje miqesi e vjeter pasi edhe ai ka dhene kontribut ne rrezimin e komunizmit por nga ata te fshehtet modestet. shte nje njeri me kontribut te vecante-tha Selami.
Nderkohe zyra per shtyp e presidentit njoftoi shkurt per tematiken e takimit. Gjate takimit Kreu i Shtetit shqiptar dhe ish-politikani i njohur i viteve 90-te zoti Eduard Selami biseduan rreth situates emergjente kryesisht ne Shkoder shkembyen mendime dhe pikepamje mbi rrjedhen dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi gjate ketyre njezet vjeteve te fundit forcimin e institucioneve te pavarura dhe shtetit te se drejtes arritjet e vendit ne drejtim te integrimit euro-atlantik dhe sfidat me te cilat duhet te perballemi ne te ardhmen me synim permbushjen e plote te aspiratave te popullit shqiptar per tu bere anetare te denje te familjes se madhe evropiane- thuhet nje njoftim.
Pas interesimit te medias Selami ka theksuar se nuk ka nder mend te angazhohet ne politike. Mesohet se kthimi i tij kete radhe ne Tiranes eshte bere me ftese te disa themeluesve te Partise Demokratike per te festuar 20-vjetorin e rrezimit te sistemit komunist.