E Diel, 1 Nëntor 2026

Av. Idajet Beqiri Padia ne Hage per Shqiperine natyrale nje papergjegjshmeri e radhes

Te Shqiperia natyrale e Koco Danaj nuk ka nje strategji konkrete veprimi. Nuk thuhet ne te se ceshtja kombetare shqiptare dhe zgjidhja e saj eshte nje proces se ne kete proces kane vepruar para Shqiperise Natyrale te Kocos edhe shume e shume formacione te tjera politiko-kombetare dhe atdhetare. Cilat kane qene te mirat dhe te keqijat ne platformat dhe veprimet e tyre kush ka patur sukses dhe kush ka deshtuar

Nga Av. Idajet Beqiri

Si kofini pas te vjelave Koco Danaj pasi i kishte nemur per vite me radhe ata qe qysh ne janarin e vitit 1991 e ne vazhdim gjalleruan dhe punuan per realizimin e idese se ribashkimit te kombit te ndare doli me nje term te ri ate te Shqiperise Natyrale Madje ka bere edhe nje liber per kete pune. Libri te jep pershtypjen se per here te pare kete fushe po e levron Kocua

Po mbushen afro dy vjet qe kjo shpikje qe del ne treg per here te pare me emrin Shqiperia Natyrale permes stermundimesh te Koco Danaj po shpaloset permes ndonje dalje sporadike pompoze ne ndonje ekran televizioni apo me ndonje shkrim kryesisht ne faqet e internetit te cilat per hir te se vertetes per rrethana te shpjegueshme lexohen me shume ne diasporistet shqiptare. Ndersa lexohen pak per te mos thene aspak ne Shqiperi ne Kosove ne Presheve-Bujanoc-Medvegje ne IRJM ne Mal te Zi etj.Domethene ketu ku eshte sheshi i betejes per Shqiperine Natyrale flitet shkruhet debatohet behet shume pak ose si hena per Bajram Nejse kjo eshte ceshtje qe ka te beje me strategjine dhe taktikat personale te Kocos I rendesishem eshte fakti se si e koncepton dhe si do te shkohet sipas Kocos te Shqiperia natyrale.

Ne liber ka plot sllogane historike folklorizma gjithfareshe afirmime te sterthena me pare nga institucione te rendesishme kombetare shqiptare nga personalitete te shquara te kombit tone. Te Shqiperia natyrale e Koco Danaj nuk ka nje strategji konkrete veprimi. Nuk thuhet ne te se ceshtja kombetare shqiptare dhe zgjidhja e saj eshte nje proces se ne kete proces kane vepruar para Shqiperise Natyrale te Kocos edhe shume e shume formacione te tjera politiko-kombetare dhe atdhetare. Cilat kane qene te mirat dhe te keqijat ne platformat dhe veprimet e tyre kush ka patur sukses dhe kush ka deshtuar. Ne se ka patur arritje qofshin ato edhe te pjeseshme cilet faktor kane ndikuar. Ku konsistojne gabimet qe jane bere. Ne cilen rruge nuk duhet te ecim me dhe ne cilen rruge duhet te futemi tani.

Keto qe rikonfirmon Koco Danaj ne librin e tij Shqiperia Natyrale i kane thene e sterthene historikisht politikisht diplomatikisht folklorisht ushtarakisht gjeostrategjikisht e madje edhe natyralisht Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe organizatoret e saj te cilet dolen me nje Platforme e cila eshte shume aktuale sot. Ajo nuk ka nevoje ti behen korrektime te stilit kocisto-natyraliste

Kemi ne duar Platformen e Konferences se Bujanit gjate Luftes se Dyte Boterore.

Kemi Platformat shkencore te hartuar nga Akademia e Shkencave te Republikes se Shqiperise te vitit 1998. Kjo Platforme u hartua pas nje pune dhe veprimtarie intensive 8 vjecare prej Komitetit Per Organizimin e Kuvendit te Pajtimit dhe te Bashkimit Kombetar ne krye te te cilit ishte Akademiku Rexhep Qosje. Kjo Platforme e Akademise u hartua dhe u miratua pas Tryezave te medha dhe gjithe perfshirese politiko-kombetare te udhehequra dhe organizuara nga forca politike serioze ne te gjitha hapsirat shqiptare me emertimet Tetova 1 Tetova 2. E me pas u organizua Mbledhja Parakuvendore e Tiranes ne vitin 1993. E me tej akoma pasuan Kuvendet Per Bashkimin Kombetar qe u organizuan ne te gjitha qendrat e rendesishme administrative dhe historike te hapsirave shqiptare gjate viteve 1993-1995. Te gjitha keto cuan ne mbajtjen e Kuvendit Historik te Intelektualeve Shqiptar te vitit 1995 i cili zhvilloi punimet e tij per 3 dite me radhe ne Stamboll te Turqise. Atje u miratua Platforma Per Zgjidhjen e eshtjes Shqiptare pamfleti historik Amaneti i Shqiptareve dhe u nxiten shkendijat qe cuan me pas ne zjarrin e madh qe beri UK-ja faktori i rendesishem kombetar qe solli Pavaresine e Kosoves.

E me pas kemi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te hartuar ne vitin 1998 ne te cilen per here te pare ne historine e shtetit shqiptar ne nje dokument nga me te rendesishmit sic eshte ligji themeltar i shtetit Kushtetuta ju hap rruga politike diplomatike juridike dhe mjeteve te tjera per bashkimin kombetar shqiptar.

Pas ketyre evenimenteve dhe akteve madhore kombetare politike dhe juridike dolen ne drite formacione te rendesishme politiko-ushtarake si UK UPMB UK2 FBKSH AKSH etje te cilat kush me shume e kush me pak bene realitet nje pjese te endrres shekullore te shqiptareve por bene edhe sensiblizimin e opinionit mbarshqiptar dhe nderkombetar per deshiren vullnetin e pamposhtur dhe gatishmerine per sakrifica te medha te shqiptareve per te bere unifikimin e kombit te tyre te ndare padrejtesisht nga Fuqite e Medha domethene per ribashkimin e te gjitha trojeve etnike shqiptare ne Ballkan ne nje shtet te vetem kombetar dhe demokratik shqiptar.

Parimi i rendesishem i vetvendosjes i sanksjonuar ne aktin me te rendesishem juridik nderkombetar sikurse eshte Karta e Kombeve te Bashkuara parashihet qe Shteti duhet te perputhet me kombin ngase kombi eshte shoqeri natyrore e njerezve me territor origjine zakone dhe gjuhe te perbashket qe formojne nje bashkesi jetesore dhe koshiencen sociale.

Nisur sa siper Shqiperia Natyrale e Koco Danaj se paku per modesti duhet ti permendete si evenimente te medha historike qe kane mbajtur gjalle frymen kombetare qe kane hedhur themelet e Shqiperise se Bashkuar por dhe qe kane filluar ti ngren themelet e ketij bashkimi. Ndryshe te besh perpjekje per ti bindur shqiptaret se ribashkimi i kombit do vij nga shqipaeria natyrale qe shpika une sikurse bene de fakto Koco Danaj jo vetem qe eshte nje aventurizem e papergjegjshmeri e rende por eshte edhe nje sabotim i hapur qe i behet Levizjes Kombetare Shqiptare e cila kurre nuk ka rreshtur se menduari se vepruari se punuari se sakrifikuari per realizimin e shtetit kombetar shqiptar me te gjitha trojet etnike dhe popullin shqiptar ne Ballkan brenda tij.

Shpikja e Koco Danaj me te ashtuquajturen Shqiperi natyrale ne fund te fundit eshte nje mohim i hapur i gjithe asaj veprimtarie te paimagjinueshme mendore politike diplomatike juridike luftarake i gjithe gjakut te derdhur i gjithe sakrificave ekonomike qe jane bere se paku per mbi 130 vjet prej shqiptareve.

Ne ceshtjet e pazgjidhura kombetare A-ja qe duhet te mbahet parasysh eshte vazhdimesia. Ne se i ndryshon emertimet nisur nga motivet e semura per tu dukur dhe per te bindur veten dhe ndonje naiv qe per hire te idealit qe ka ne shpirt te vjen nga pas se historia e kombit fillon me shpikjen tende te Shqiperise natyrale ne se edhe mendje te tjera te semura do te vuanin nga sindromi i gjetjes mot pas moti nga nje emertim qe te tingelloje bukur ne se cdo vit shpalos nje platforem te re ne nje kohe qe ajo eshte plagjiature e kopjuar keq dhe e deformuar nga Lidhja e Prizerenit dhe te tjerave qe e kane pasuruar ate me pas veprime te tilla jane shume demesjellese dhe te denushme. Se paku kundershtaret e Bashkimit Kombetar Shqiptar do te kishin nje arme te forte ne dore ate te mos serjozitetit te shqiptareve ne hapat qe hedhin per te realizuar zgjidhjen e ceshtjes se tyre kombetare.

E vetmja gje e re qe shpiku ne Shqiperine Natyrale Koco Danaj eshte ideja e tij per te ngritur nje padi ne muiajin janar 2011 ne Gjykaten e Hages kunder marreveshjes se Londres ne 1913-ten. Kete ide Koco Danaj eshte munduar ta spjegoi ne nje interviste qe i ka dhene gazetarit Habjon Hasanine gazeten MAPO te dates 06-12-2010.

Mjafton te lexosh pyetjet e gazetarit te MAPO per te nxjerre sarkazmen e tij per folklorizmat e papergjegjeshme te Koco Danaj si dhe per mungesen e plote te serjozitetit te tij ne ato qe deklaron.

Koco Danaj para se te hedhi ne treg mbrockulla te tilla duhet te pyes specialiste te se drejtes nderkombetare per te mesuar se si behet zgjidhja e mosmarreveshjeve midis shteteve me mjete paqesore me mjete diplomatike dhe me mjete gjyqesore. Duhet te mesoje se cdo te thote juridiksion gjyqesor per Gjykaten e Hages cdo te thote afat parashkrimi dhe cdo te thote qe kjo Gjykate Arbitrazhi i zgjidh mosmarreveshjet midis shteteve kur palet bien vet dakord per te zgjidhur mosmarreveshjen. Pra te zgjidhesh mosmarreveshjet territoriale qe ne shqiptaret kemi me Serbine Malin e Zi Maqedonine dhe Greqine kjo behet po te jene dakord te gjitha palet. Po te mos ekzistoje pajtimi i paleve nuk mund te behet kompetente Gjykata e Hages per te shqyrtuar dhe per te detyruar shtetet e tjera te vine ne gjyq. Pra padia te kthehet pa veprim.

Me te vertete beson Koco Danaj se eshte ne gjendje qe deri ne muajin janar 2011 do te lidh marreveshje speciale me Serbine Malin e Zi Maqedonine dhe Greqine duke i bindur ato qe te shkojne vullnetarisht ne Gjykaten e Arbitrazhit ne Hage dhe te pranojne qe zgjidhjen e pretendimeve territoriale te Shqiperise tia besojne arbitrave te kesaj gjykate

E dyta dhe kryesorja sipas nenit 34 Statutit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise vetem shtetet mund te jene pale per te paraqitur padi dhe per tu paraqitur si pale ne gjyq perpara Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Mbi cbaze ligjore do e beje padine Koco Danaj dhe kush do e qas ate ne deren e Gjykates Nderkombetare

Ne se behet ky aventurizem a nuk kane te drejte palet te cilat na kane borxhe te medha sepse na kane vjedhur trojet etnike e qe jane Serbia IRJM Mali i Zi dhe Greqia te justifikohen para miqve dhe armiqve te kombit shqiptar por dhe te tyre me keto veprime aventureske te pambeshtetura ne ligjet nderkombetare te natyralisteve te Kocos

Kemi bindjen se edhe vet Koco Danaj nuk u beson ketyre dritshkurtesive.

Kocua duke i hedhur fjalet si lopa bajgen thote ne Gazeten Mapo se i vetmi qe kupton lojen dhe kontekstin se ku po levizin fijet ne rajonin e Ballkanit eshte kryeministri Berisha. Mendoj se Berisha eshte i vetmi faktor politik ne Shqiperi i kthjellet dhe qe ka kuptuar zhvillimet qe ndodhin perreth Shqiperise. Une mendoj se ky eshte lajm i mire pavaresisht se e dua apo nuk e dua Berishen

Mjafton ky citim per te nxjerre konkluzionin se nisma e Kocos per Shqiperine natyrale eshte dashakeqese dhe vrastare per ceshtjen e pa zgjidhur kombetare. Ka arsye te shumta objektive dhe subjektive qe Berisha ashtu sikurse ka qene do te mbetet kundershtari i hapur i bashkimit te shqiptareve dhe trojeve te tyre ne nje shtet te vetem kombetar.

Ne se Berisha e paska kuptuar lojen dhe se ky person sot eshte Kryeministri i vendit ashtu sikurse ishte ne vitet 1992-1997 Presidenti i vendit cna duhen simbolikat me cifteli dhe dyjare te Koco Danaj Kujt do i hynte ne pune Lista e tij me shqiptare natyraliste apo me zgjidhje te ceshtjes me padi ne Gjykaten e Hages te bere nga Kocua

Te punosh te veprosh te sakrifikosh per ceshtjen kombetare eshte detyre atdhetare per cilindo qe eshte me te vertete shqiptar dhe jo shqipfoles. Sepse shqip flet edhe ambasadori i Serbise ne Shqiperi Por te punosh mbrapsht te perpiqesh te vesh ne gjume nje popull dhe nje komb te tere duke e monopolizuar ceshtjen te shpikja famekeqe Shqiperia natyrale te cilen Koco Danaj do e realizoje me AMS e tij apo me disa tekahyte te tjere te cilet atdhe dhe komb kane vetem kacidhet qe duan te perfitojne nga diaspora e vobekte shqiptare tu thuash shqiptareve qe bashkimin kombetar do e bejme me nje te rene te shkopit ne janar 2011 me padine e Kocos te perpiqesh te sfumosh ato forca te shumta kombetare ne te gjitha hapesirat shqiptare te cilat kane ditur dhe dine ti kombinojne te gjitha mjetet e luftes politiko-diplomatike nuk eshte thjesht donkishotizem por edhe nje perpjekje e hapur per te sabotuar zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare.

Shenim Qendrimet e shprehura nuk perfaqesojne domosdoshnerisht qendrimin editorial te NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›