E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Të kthehet dimensioni demokratik në Parlament

Duke komentuar seancën e mbrëmshme të Kuvendit, presidenti tha se deputetët pavarësisht nga të cilët krahu janë duhet t’i rikthehen dimensionit demokratik të Parlamentit.

“Sigurisht që unë nuk dëshiroj të rikthehem për të komentuar një seancë të Parlamentit që në fakt është pjesë e një rituali tashmë të papranuar nga ndjeshmëria e qytetarit shqiptar. Edhe njëherë, me cilësinë e këtij pozicioni që kam, dëshiroj t’i bëj apel të gjithë parlamentarëve pa përjashtim, pa i diferencuar ata, nëse janë të një krahu apo të një tjetri, por si përfaqësues të popullit, që të rikthejnë urgjentisht dimensionin demokratik parlamentar. Është mjaft i rëndësishëm dhe besoj ky dimension është i parë në një këndvështrim mjaft kompleks, së pari, si një detyrim qytetar, së dyti, që është shumë i rëndësishëm, në planin etik të komunikimit, të diskutimit dhe mbi të gjitha, në planin e dimensionit të vendimmarrjes, që është një element i rëndësishëm civil, në radhë të parë kushtetues për fatet e Shqipërisë, për prosperitetin e këtij vendi, i cili sot, më shumë se kurrë është afër familjes evropiane”, ka thënë kreu i shtetit.

Më tej, ai tha se dimensioni optimist që shoqëron vendin në perspektivën evropiane, duhet të vendoset edhe në dimensionin institucional, jo thjesht në Parlament, por në të gjitha institucionet e Shqipërisë.

 “Unë, edhe nga Tepelena, do t’i bëja thirrje të gjitha institucioneve kushtetuese, që të rivendosen sa më shpejt në korrektësinë dhe në detyrimin që i dikton Kushtetuta, i dikton ligji, sepse sa më shumë të jenë ata në detyrën e tyre, sa më shumë të flasin ata me ligjin, aq më pak do të ketë mjedis për abuzime të karakterit politik dhe sa më shumë ata të jenë në detyrën e tyre, aq më shumë do të ketë qetësi për qytetarët. Kjo vlen për të gjithë dhe natyrisht ky është një mesazh që nuk ka munguar të jepet, por dëshiroj që ky mesazh të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur në mjedisin civil të institucioneve tona”, vijoi presidenti i Republikës.

Ndërsa lidhur me videon më të fundit të publikuar në media, Topi u shpreh se pozicionin e tij për këtë çështje e ka dhënë më parë nga qyteti i Pogradecit, por ritheksoi gjithashtu se “çdo institucion të bëjë detyrën e vet”. /S.Lleshi/Start

                                                                                             2011-01-18 15:36
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›