E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Te shmanget dhuna ne fushate te behet transparenca e financimeve

Tirane 12 prill NOA 8211 Presidenti i vendit Bamir Topi ka kerkuar sot nga partite politike qe te bejne transparencen financimeve gjate fushates elektorale. Gjate nje takimi me perfaqesuesit e Transparency International dhe drejtues te Forumit shqiptar Mendimi i Lire kreu i shtetit ka theksuar nevojen e paraqitjes se alternativave ne kete proces zgjedhor.

Topi apeloi edhe njehere per nevojen e realizimit me sukses te ketyre zgjedhjeve permes nje procesi te drejte e korrekt zgjedhor dhe sipas standardeve demokratike duke konsideruar si te domosdoshme prezantimin e alternativave bindese ne sherbim te qytetareve dhe uljen e tensioneve te panevojshme.

Nga ana tjeter Topi eshte ndalur edhe ne incidentet e fundit ne mes simpatizanteve te dy kampeve. Ai theksoi nevojen e shmangies se dhunes fizike gjate fushates zgjedhore e cila vjen natyrshem pas dhunes verbale te perdorur nga disa kandidate sepse pergjegjesia e plote per keto do te bjere vetem mbi partite politike dhe perfaqesuesit e tyre.

Nga ana e tyre perfaqesuesit e Transparency International Albania pasi falenderuan Presidentin Topi per pritjen e ngrohte e te perzemert shprehen gjithashtu deshiren per realizimin e zgjedhjeve vendore te drejta e te qeta. Nderkaq nisur nga raportet tashme te hartuara prej tyre mbi gjendjen e financimeve te partive politike perfaqesuesit e TIA-s vleresuan ndryshimet ne ligjin mbi partite politike kryesisht per financimet por theksuan se keto ndryshime ende nuk japin garancine e transparences se kerkuar per burimet financiare te partive politike sidomos gjate fushatave zgjedhore.

Gjithashtu ata e informuan Kryetarin e Shtetit mbi faktin se ne zgjedhjet aktuale vendore vetem Transparency International do te kete raport monitorues kurse procesin e transparences zgjedhore do ta ndjekin indirekt edhe organizata te tjera.

Kreu i Shtetit vleresoi kontributin shumevjecar te Organizates globale Transparency International si nje rrjet qe tenton te nxise qeverite ne zbatimin e reformave antikorrupsion si dhe misionin qe ky organizem vijon te kryeje ne hulumtimin dhe evidentimin e fenomeneve korruptive ne vende te ndryshme te globit hartimin e analizave te detajuara dhe nxjerrjen e te dhenave konkrete ne luften e hapur ndaj korrupsionit me qellim forcimin e shtetit te se drejtes dhe mbrojtjen e te drejtave te individit.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeTopi leter partive Zbatoni ligjin per zgjedhjetMediu PR do te mbeshtese kandidatet e koalicionitMeta Kandidatet e koalicionit projekte konkrete per Tiranen Berisha Fushata e mazhorances bazohet te moraliDako premton investime te reja ne Durres Lidhjedhuna fushata Mendimi i Lire parate topi transapranca Transparency International

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›