Hetimi Brace leter ambasadoreve

Përmes kësaj letre, zoti Brace shpreh shqetësimin për pengesat që po i bëhen këtij komisioni nga kryetarja e Kuvendit Topalli dhe administrata në shërbim të saj.
E sikur të mos mjaftonte kjo, thuhet më tej, vec pengesave administrative tashmë kanë filluar edhe ato politike, ku deputetët e mazhorancës bojkotojnë punimet e komisionit duke bllokuar, sic thotë Brace, punën normale të tij.
Sipas kryetarit Brace, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një afat 4-mujor që po digjet nga deputetët e shumicës, pavarësisht së Kuvendi nuk ka marrë asnjë vendim për ndërprerjen e punës së tij, përkundrazi, sic thuhet në letër, është miratuar edhe një kalendar punimesh.
Në përfundim zoti Brace bën me dije ambasadorët se ky komision është ngritur mbi shqetësimet e shprehura në opinionin e Komisionit Europian.