Rama, ose dy vjet mungese ne dialog
Ne pritje te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet, kerkohet dialog per permbushjen e 12 kritereve te Bashkimit Evropian, kushte per statusin e vendit kandidat. Berisha shpalosi kete oferte te radhes per bashkepunim: Dy dite me pas socialistet, e cilesuan oferten cinike, duke refuzuar bashkepunimin
Edi Rama mblodhi javen e shkuar Asamblene per t’u thene se ate dite do te degjonin ate dhe ne nje asamble tjeter, do te vendosnin qendrimin e ri politik, per te cilin edhe kryesocialisti foli. Ndoshta levizje e detyruar edhe prej rrjedhjes se besimit te te tijve, se bojkoti, tani kur po i humbasin te gjitha, mbetet akoma edhe me joproduktiv. Indirekt u pranua prej tij strategjia jofituese, ajo gati 2-vjecare e bojkotit te Kuvendit dhe e refuzimit te cdo mundesie dialogu per reformat qe kishin lidhje me garantimin e statusit te vendit kandidat, por qe nuk kishin lidhje me kutite e votimit.
Rama: Na duhet strategji fituese
Pas kaq vitesh, kreu i opozites qe nuk fitoi ne 2009-en, nuk fitoi referendumin popullor ne 2011-en dhe deri tani nuk ka fituar as Bashkine e Tiranes, beson se 2 jave do te mjaftojne per te hartuar nje strategji te re, ose edhe per ta servirur si te tille, si produkt te dialogut me popullin ate qe tashme mund te jete e planifikuar. Nuk dihet nese elektorati qe ai do pyese, do ta mbeshtese frymen e deritanishme anarkiste te mosnjohjes se institucioneve qeverisese dhe ato te drejtesise, apo qytetaret (nese do te degjohen) do te jene ne gjendje t’i sugjerojne liderit te degjoje zyrtaret e larte evropiane e amerikane, qe kerkojne dialog politik, respekt per institucionet dhe bashkepunim per reformat.
Refuzimi per dialog
Rama nuk ka treguar gatishmeri, duke refuzuar te flase per dialog. Kjo vijon si nje seri e re e atij filmit te vjeter qe kur xhirohet mbi nje skenar te sforcuar humbet po ne vijimesi shikuesit. Pasi humbi 2009-en, rezultati u certifikua 7:0 nga KQZ. Socialistet u kujtuan ne shtator te justifikonin humbjen dhe, per rrjedhoje, bojkotin e Kuvendit me teorine e pavertetuar faktikisht e ligjerisht te vjedhjes se votave. Kur te gjithe benin thirrje per dialog, Rama provoi te gjitha stadet e protestave te te ashtuquajtures mosbindje civile, duke pasur nje synim: bllokimin e reformave qe mbeten peng i nje shumice te cilesuar ne Kuvend, si pasoje, bllokimin e hapave te metejshem drejt BE-se, pse jo dhe levizjen e lire te shqiptareve. Kjo e fundit nuk funksionoi sepse ishte qeveria ajo qe kishte plotesisht ne dore reformat qe u dhane shqiptareve levizje pa viza.
Por qeveria nuk kishte gjithcka ne dore ta bente vendin kandidat per ne BE, per shkak te votave te munguara te opozites ne Parlament, per nje sere ligjesh qe kishin te benin se pari me reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi dhe luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar. Para se te merreshin keto vendime nga strukturat e larta te BE-se ne nentor, kryeministri thirri nje muaj me heret tryezen e partive politike per reformen zgjedhore. Edi Rama nuk konfirmoi pjesemarrjen, por vendosi te ndryshonte qendrim, duke mberritur ne takim rreth nje ore me vonese. Dorezoi nje draft me kushte, kryefjale e te cilit ishte se reforma zgjedhore do te ishte mision i pamundur nese nuk plotesohej kushti i hapjes se kutive. Rezultoi nje propozim i vjeter te cilit demokratet i kishin kthyer pergjigje.
“Nuk i duam me fletet e votimit”
Pasi Shqiperise iu dha levizja e lire, por jo statusi i vendit kandidat, Edi Rama ndryshe nga te gjithe u ndie fitimtar dhe shpalli se nuk donte me as kutite e votimit. Zhgenjeu ata qe i besonin kauzes se tij, por konfirmoi pritshmerine e te tjereve se asgje ne politiken e tij nuk kishte te bente me moralin e zgjedhjeve, por me justifikimin e qendrimit te tij ne krye te partise, ne kundershtim me nenin e statutit qe ai vet kishte reformuar, e i cili detyron doreheqjen e kryetarit kur partia humbet zgjedhjet. Rama nuk donte kutite dhe nuk donte as reforme zgjedhore, duke refuzuar dhe oferten e demokrateve qe t’i bente opozita amendimet e kodit zgjedhor, t’i certifikonte ato ne Komisionin e Venecias e OSBE/ODIHR e me pas do te miratoheshin ne Kuvend.
Agravimi i situates
Reforma zgjedhore nuk u krye, fletet e votimit u dogjen, dhe jo vetem qe dialogu nuk ishte ne asnje fjale te drejtuesve te kupoles roze, perkundrazi agravimi i situates deri ne bllokimin e zgjedhjeve te pritshme vendore ishte kryefjala e tyre, nga janari deri ne 8 maj. Mungesa e dialogut dhe rrezikimi i zgjedhjeve u shtri deri ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, kur Edi Rama, duke urdheruar bojkotin e tre anetareve te opozites ne KQZ, beri cdo perpjekje per deshtimin e procesit, ndonese serish deshtoi. Nuk ia doli per shkak te punes se kater anetareve te tjere ne KQZ dhe angazhimit te perditshem e disa-heresh ne dite te partnereve nderkombetare, perfaqesuesve diplomatike te vendeve mike ne Tirane per mirekuptim mes paleve.
Para fushates zyrtare demokratet ishin serish ata qe tentuan marreveshje mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it qe kishin per qellim mbarevajtjen e procesit zgjedhor, por socialistet refuzuan. Vendosen kushte qe synonin ndryshimin e kodit zgjedhor kur zgjedhjet ishin ne prag, ndersa per dy vite me radhe kodi per ta nuk kishte nevoje per ndryshim, sic Gramoz Ruci muaj me pare do t’i shkruante komisonerit Fyle.
Fushata zgjedhore, e shoqeruar me incidente, percillte imazhe negative e frike per diten e zgjedhjeve. Rama shpallte se kishte zbritur ne sheshe per te kerkuar referendum popullor per keqqeverisjen, ndersa demokratet benin thirrje per qetesi, duke deklaruar programe per qytetarin ne keto zgjedhje, sipas tyre jopolitike Rama.
Dita e qete e votimeve
8 maji, si dite votimi, por dhe heshtjeje zgjedhore, rezultoi befasuese per te gjithe dhe per vezhguesit nderkombetare gjithashtu. Qetesia e asaj dite ishte enderruar ne zgjedhjet e shkuara shqiptare, ndonese Rama ne shenje nervozizmi dhe aspak prej lideri, nuk nguroi te thyente heshtjen zgjedhore, si nje parandjenje frike per ndeshkimin me vote, te pakten per qeverisjen e tij 11-vjecare ne Tirane. Dhe kur numerimi filloi befasia vijoi me garen e ngushte per Tiranen. Ne fund te procesit te gjate, Edi Rama nuk rezultoi fitues. Rezultuan te forte te rikandiduarit e tjere socialiste ne bashkite kryesore, por edhe te fortet e rekrutuar nga te pakenaqurit demokrate ne disa bashki te tjera.
Nuk rezultoi i tille Edi Rama perballe, Lulzim Bashes, kandidatit demokrat qe vetem ai thoshte se nuk e njihte. 22 mije vota diference te 2007-es kishin humbur si akulli ne ujin e ngrohte ne 2011-en. Sa per voten politike per te cilen kishte luftuar 2 vjet, koalicioni rezultoi me 140 mije vota me pak se i Aleances per Qytetarin. Rama nxitoi te shpallte nga foltorja e Partise fitoren e 14 majit me dhjete vota plus. Strategjia vijoi me cdo perpjekje per delegjitimimin e procesit qe ndodhi ne KQZ e qe u konfirmua si legjitim nga Kolegji Zgjedhor per numerimin e votave te qytetareve te hedhura jo ne kutine e respektive.
Shpallja kunder Kolegjit Zgjedhor
Grupi i tij parlamentar shpalli bojkotin total te Kuvendit, duke kushtezuar pjesemarrjen dhe vendosjen e dialogut me shpalljen Edi Rames fitues kur procesi ishte tashme ne fazen e sistemit te ankesave. Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, dhe zyrtaret e larte amerikane perforcuan dite pas dite kete qendrim, duke u bere thirrje paleve te presin me qetesi perfundimin e procesit, te njohin institucionet e drejtesise, vendimet e tyre.
Ne pritje te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet, kerkohet dialog per permbushjen e 12 kritereve te Bashkimit Evropian, kushte per statusin e vendit kandidat. Berisha shpalosi kete oferte te radhes per bashkepunim: Dy dite me pas socialistet, e cilesuan oferten cinike, duke refuzuar bashkepunimin.
Cilado qe te jete strategjia qe do te miratohet ne Asamblene e 29 qershorit, perkuese me dyvjetorin e humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme nga PS, koha e vendim-marrjes ne Kuvend ngushtohet, ndersa cdo dite behet dhe me e cmuar. Koha eshte ndjeshem e kufizuar, pasi sic eshte bere me dije, ne mesin e tetorit pritet progres-raporti i radhes.
Shqiperia ka 12 kushte per t’i permbushur
Pa njeren pale te gatshme per dialog krahas tjetres, ato do te mbeten te tilla dhe Shqiperia po njesoj peng i mos-plotesimit te tyre per teka politike.
Marre nga Tv Klan