E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Vendimi i vizave ngjarje e trete madhore

Sot eshte nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit pasi dy dekada pas renies se mureve izoluese te sistemit komunist per shqiptaret ra nje tjeter mur ai i vizave qe i kufizonte ne te drejten e tyre themelore per te levizur lirshem ne familjen evropiane se ciles i perkisnin u shpreh Topi.

Sipas tij sot eshte data e trete me e rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit.

Levizja e lire eshte nje hap jashtezakonisht i rendesishem per vendin tone te cilin e meritojme ta shijojme e gezojme plotesisht e bashkerisht. Por pa harruar se tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne radhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Evropian vijoi ai. Me tej kreu i shtetit vleresoi se vendimi i sotem duhet konsideruar si nje mbeshtetje e miqve evropiane dhe nje nxitje te metejshme per ndermarrjen e reformave per ndryshimin e vendit.

Atehere le ta kapim kete moment te arte duke kapercyer cdo ndasi keqkuptim apo interes thjesht politik. Keto jane pengesa gje gjenden brenda nesh e qe na frenojne te perparojme me tej drejt Evropes. Kur kemi kerkuar te jemi pjese e Bashkimit Evropian kemi pranuar te respektojme e te ndajme edhe filozofine e ketij Unioni principet e lirise demokracise respektit per te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit vijoi. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-08 1348

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›