Topi-Vujanovic Bashkepunim mes vendeve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe homologu i tij malazez
rikonfirmojnë vullnetin dhe angazhimin e palëve për thellimin dhe
zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efikas në të gjitha fushat
me interes të ndërsjellë, si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy
vendeve tona në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Vujanoviç po qëndron për një vizitë dyditore në vendin tonë, me ftesë të Topit.
Pas ceremonisë solemne të rastit, të mbajtur në Pallatin e Brigadave, me ekzekutimin e himneve kombëtare dhe prezantimin e delegacioneve respektive, dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë. Në përfundim të tij, Presidenti Topi dhe Presidenti malazez Vujanoviç drejtuan bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve zyrtare.