E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dropull dy banore ne gjendje te rende nga bruceloza

Më shumë se 35 banorë në disa fshatra të Dropullit të Sipërm janë prekur nga bruceloza sipas njoftimeve nga autoritetet e komunës. Situata paraqitet kritike sidomos për fshatrat Bularat dhe Bodrishtë, ku vetëm në Bularat ka mbi 20 vetë të prekur nga kjo semundje.

2 banorë jane të shtruar në siptal në gjendje të rëndë. Pacientët e prekur mesa duket për herë të parë këtë vit kanë marrë mjekim kryesisht në spitalin e Janinës në Greqi. Banorë të Bularatit thonë se mos vaksinimi i bagëtive ka shkaktuar këtë problem dhe se mungon plotësisht vëmendja e autoriteteve në këtë drejtim.

Nga ana tjetër kreu i komunës, Hristo Duci thotë se edhe të dhënat e tyre nuk janë të plota dhe se nuk ka ndonjë depistim të zonës për të sqaruar situatën reale. Vaksinimi që gjithashtu ka nisur vetëm 5 ditë më parë pas gjendjes alarmante po ecën ngadalë. Ai ka përfunduar plotësisht vetëm në 2-3 fshatra nga 18 fshatra të kësaj komune ndërsa janë për t'u vaksinuar rreth 6000 krerë bagëti.

Vetëm një javë më parë autoritete të epidemiologjisë në Gjirokastër të pyetur mbi situatën e brucelozës kanë folur për vetëm 16 raste në të gjithë qarkun, duke fshehur vatra të tilla si Dropulli i Sipërm. Blektorët në Dropull thonë se numri i të prekurve me brucelozë këtë vit është shumë më i lartë edhe në zonat prej nga ata kanë blerë bagëti të imëta si në Tepelenë, Përmet dhe Delvinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›