E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhja e nënkryetarit të KLD, e drejtë Kushtetuese e Presidentit

KORÇË- Presidenti i vendit, Bamir Topi, duke mos dashur të komentojë incidentin e ndodhur gjatë seancës së të enjtes, ku Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Cefës për postin vakant në KLD-ë, pas largimit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu, deklaroi se, KLD-ja gjatë mbledhjes të së hënës do të njoftojë emërimin e tij.

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi bëri me dije se, zgjedhja e nënkryetarit është e drejtë Kushtetuese e kreut të shtetit, ndërkohë nënvizoi se një nga anëtarët aktual të e KLD-së mund të zërë postin.

Këto deklarata presidenti Topi i bëri sot nga qyteti i Korçës, gjatë vizitës së tij për festën e Pashkëve Ortodokse.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›