E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR zhbllokon fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Ushtarët e NATO-së, të kontigjentit amerikanë që janë të vendosur në veriun e  Kosovës kanë liruar rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit – Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë.  Aksioni per largimin e barrikadave, të cilat 48 orë më parë i kishin vendosur grupet serbe duke bllokuar tërësisht banorët shqiptarë të Leposaviqit ka nisur qe ne mesdite.

Hejqa e barrikadave të vendosura nga grupe serbësh dy net më parë e ka konfirmuar edhe Behxhet Hetemi, banor i fshatit Bistricë. Ne dolën në ndihem ata që kemi shpresuar, pra KFOR-i amerikan,  ka thënë Hetemi.

Largimin e barrikadave nga ane e KFOR-it në rruga që të shpi për tri fshatra shqiptare të Leposaviqit e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. KFOR-i me makinerinë e tij është duke i larguar barrikadat, që janë vendosur nga grupe serbësh, në rrugën që të shpie për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Deri më tani në atë pjesë, ku është duke punuar KFOR-i, situata është e qetë dhe nuk ka asnjë qytetar të tubuar atypari,  ka pohuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Të premten, në orët e vona të pasdites, banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, që mbetën të izoluar nga barrikadat serbe, bashkërisht kanë ndërmarrë iniciativë për largimin e një barrikadë nga rruga e tyre. Por, për shkak të defektit në buldozer, u detyruan të heqin dorë nga qëllimi.  (KOha)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›