E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, apel për maturi: 8 maji, garë alternativash

TIRANE- Presidenti Bamir Topi perseriti sot thirrjen drtejtuar partive politike per maturi dje vullnet politik ne zgjedhjet e 8 majit, te cilat sipas tij nuk jane test force e as gare simbolesh te partive, por gare alternativash zhvillimi. Ne takimin me vezhguesit vendore, Topi kerkoi nga qytetaret pjesemarrje masive ne keto zgjedhje, duke u kujtuar se 8 maji ehste dita e tyre.

Secila palë ka peshën, rolin dhe pritësitë e veta dhe në 8 maj duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin. 8 maji është rasti për të ritheksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që të tregojmë që ato janë provë e seriozitetit në angazhimet tona në proceset integruese tha Topi, duke shtuar se keto zgjedhje jane nje bilanc i mandatit qeverises gjate 4 viteve dhe aletarnativa e projekteve per 4 vitet e ardhshme.

Topi ka denuar si te patolerueshme gjithe aktet e dhunes ne fushate, duke bere apel per qetesi e qytetari. Duket se një pjesë e kandidatëve i shikojnë zgjedhjet si një test force për militantët. Mungesa e debateve për projektet dhe alternativat, problemet e kufirit mes forcave politike janë tregues që palët politike kanë një këndvështrim të kundërt nga publiku për rolin e zgjedhjeve. 8 maji nuk është garë midis simboleve, flamujve apo militantëve por një garë që kandidatët të jetësojnë sistemin konkurues demokratik dhe modele qeverisjeje në Shqipëritha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›