Topi dekoron mjekë për kontributin e tyre në interes të qytetarëve
Figura të njohura në mjekësinë shqiptare, të cilët kanë dhënë një kontribut në sistemin shëndetësor shqiptar, janë dekoruar nga presidenti Bamir Topi. Duke shprehur vlerësim për punën dhe veprimtarinë intelektuale, shkencore e humane të mjekëve të dekoruar, Presidenti Topi theksoi se ata kanë dhënë një kontribut të çmuar në shëndetësinë shqiptare, duke e çuar atë përpara.
Personalitete të cilat u nderuan ishte profesor doktor Shefqet Ndroqi, (pas vdekjes) i cili mori urdhërin “Nderi i Kombit”. Me “Mjeshtër i Madh” u nderua Janko Theodhosi, pas vdekjes, Dhimitër Vavako, Jolanda Koci, Kel Naraci, gjithashtu pas vdekjes.
Anesti Kondili, u nderua me urdhërin “Nderi i Kombit”, Agron Belishova, Flamur Tartari, Bedri Bylyku, Sulejman Zhugli dhe Hysen Heta.