E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet shtet shqiptar, ekspozohen flamujt e post-pavarësisë

Janë ekspozur për herë të parë për mediat dy flamujt shumë të rëndësishëm për Historinë e Shqipërisë. Një prej tyre është vendosur në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës gjatë viti 1913-të. Ndërsa me flamurin tjetër është mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit, në varrimin e tij në shkurt të 1919-të dhe në rivarrimin në 1932, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

E ndërsa historiani Mareglen Verli, vuri theksin tek mungesa e shumë dokumentave të rëndësishme, sa i përkasin 1912, si Akti i nënshkrimit të pavarësisë, flamuri, si dhe fotoja e ditës kur u ngrit flamuri.
 

Drejtori i Institutit të Albanologjisë, Ardian Marashi, bëri thirrje për qytetarë, të cilët posedojnë sende që kanë vlerë historike ti dorëzojnë ato.
 

Flamurët u zbuluan dhjetorin e vitit të shkuar nga historiania Ariola Prifti. Për identifikimin e flamurit të 1913-të shërbeu edhe pozicioni jo në qëndër i shqiponjës e ndërsa Flamuri tjetër është dhuruar nga i biri i Ismail Qemalit, Muzeut Historik Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›