Topi dekreton 10 prokurore
Redinalda Caushaj
Presidenti i Republikes rikthen ne Prokurorine e Tiranes, Petrit Fushen, ish-drejtues i ketij institucioni deri ne vitin 2002, i transferuar me pas ne Shkoder nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Transferohet drejt Prokurorise se Apelit edhe Shkelqim Hajdari, nje nga kandidatet e deklaruar per postin e kreut te organit qendror te akuzes gjate gares disa muaj me pare. Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje transferimin e 10 prokuroreve ne institucionet e akuzes ne vend. Propozimi eshte bere dite me pare nga Kryeprokurorja Ina Rama, me motivacionin e “kryerjes se levizjeve te reja ne prokurori”.
“Dekretimi i prokuroreve eshte kryer ne baze te nenit 149, pika 3 e Kushtetutes “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise”, njoftoi dje zyra e Presidences, firmen qe ka hedhur kreu i shtetit. Ne listen e prokuroreve te transferuar ndodhen edhe prokurore, te cilet ishin dekretuar pak kohe me pare nga ana e ish-presidentit dhe ishin propozuar nga ana e ish-kryeprokurorit Thoedhori Sollaku. Vetem nje nga 10 prokuroret e transferuar eshte emeruar ne Prokurorine e Tiranes, nderkohe qe prokuroret e tjere jane transferuar kryesisht ne Kavaje, Vlore, Lezhe, Elbasan, Kruje. Keta te fundit pritet qe se shpejti te nisin punen e tyre ne prokurorite e tjera. Levizje te tjera pritet qe te kryhen nga ana e Kryeprokurores ditet ne vazhdim. Presidenti Topi ka dekretuar dje transferimin e prokurorit Shkelqim Hajdari, nga Prokuroria e Tiranes, drejt Apelit po ne kete rreth. Ne prokurorine e Lezhes eshte dekretuar transferimi i prokurorit Artan Madani, nderkohe qe ky i fundit me pare ka qene prokuror ne Durres. Florian Bonjaku eshte transferuar nga prokuroria e Lushnjes ne ate te Krujes. Vendin e tij e ka zene Petrit Cano, ish-kreu i Prokurorise se Vlores. Pjese e prokurorise se Vlores jane bere prokuroret Erjon Cela dhe Ndrini Tavani. Cela me pare ka qene prokuror ne Sarande, nderkohe qe Tavani ka sherbyer ne Lushnje. Ne prokurorine e Kavajas jane emeruar prokuroret Ylli Dhimitri, ish prokuror ne Fier, si dhe Durim Bedini, ish kreu i Prokurorise Elbasan. Petrit Fusha eshte rikthyer serish ne Prokurorine e Tiranes, pas transferimit te tij ne Shkoder pak vite me pare. I fundit qe eshte dekretuar dje nga Presidenti Topi per transferim eshte prokurori Ritvan Suka, qe do lere Tropojen per t’u vendosur ne Elbasan.
Hajdari, nga kafja per “kryeprokuror”, ne Apel
Shkelqim Hajdari eshte nje nga prokuroret qe eshte dekretuar dje nga ana e Presidentit te Republikes per transferim te tij, pas propozimit te Kryeprokurores Ina Rama. Hajdari ka qene nje nga hetuesit e dosjes “Hajdari”, vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, ne vitin 1998. Ky i fundit ka qene edhe kandidatura per Prokuror i Pergjithshem deri ne minuten e fundit, kur garen e fitoi ish-gjyqtarja e Gjykates Durres, Ina Rama. Madje, gjate periudhes se diskutimit te kandidaturave, qarkulluan zera se Hajdari zhvilloi nje takim privat edhe me Presidentin Topi ne nje nga lokalet e Tiranes. Nderkohe qe dje eshte emeruar ne Prokurorine e Apelit si prokuror i thjeshte, Hajdari ka qene edhe iniciatori i fushates per “Kembet e pastra” ne futboll, pas akuzave per shitjen e ndeshjeve te Kombetares gjate fazes eliminatore te Evropianit 2008. Por nisma mbeti ne mes te rruges, pasi nuk jane kryer ndryshimet ne ligj.
Sollaku e “degdisi” ne Shkoder, Rama e rikthen
Kryeprokurorja Ina Rama ka rikthyer ne Prokurorine e Tiranes nje nga perfaqesuesit e akuzes te ndeshkuar nga paraardhesi i saj, Theodhori Sollaku. Petrit Fusha ishte transferuar dy vjet me pare ne Prokurorine e Shkodres, por nga dita e djeshme ai do te jene pjese e organit te akuzes ne kryeqytet. Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje propozimin e Ina Rames, mes dhjete te tjereve. Fusha rikthehet ne Tirane, por jo ashtu sikurse kishte qene kreu i saj deri ne vitin 2002, por si prokuror i thjeshte. Fusha ka qene nje nder prokuroret te cilet u dekretuan ana e ish-presidentit Alfred Moisiu, si prokuror ne Prokurorine e Shkodres. Rreth dy vjet nga dita e dekretimit, Presidenti Topi ka firmosur rikthimin e tij ne Prokurorine e Tiranes. Fusha deri ne vitin 2002 ka mbajtur postin e Prokurorit te Tiranes, ndersa me pas u emerua si nje prokuror i thjeshte deri rreth dy vjet me pare, kur kaloi si pjese e organit te akuzes ne qytetin e Shkodres, ku eshte detyruar te shkoje per te kryer detyren e caktuar.