E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Gerdeci i paster, kthehuni ne banesa

Gerdeci del nga harta e zones se rrezikshme. Ne territorin ku ndodhi shperthimi tragjik i 15 marsit, do te jene te vendosura 50 efektive te ushtrise, te cilet do angazhohen ne pastrimin e kraterit ne fabriken e cmontimit te municioneve luftarake. Pesembedhjete dite pas shperthimit, dhe pas perfshirjes ne operacionin e shpetim-kerkimit te mijera forcave ushtarake dhe policore, 100 kilometrat katrore te zones se perfshire nga predhat jane shpallur dje te pastra dhe te parrezikshme per banoret. Diten e djeshme ne kete zone ka qene i pranishem dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili ka deklaruar zyrtarisht dhe pastrimin perfundimtar te zones. “Gerdeci nuk eshte me zone e rrezikshme, por gjithsesi, banoret duhet te tregojne kujdes, sepse mbetet ende e kontaminuar zona e kraterit dhe pjeset e pyllezuara. Sot eshte dita e fundit e Shtabit te Emergjences ne Gerdec”, u shpreh ministri. Ne terren jane 340 forca ushtarake, nderkohe qe sot ne fshat do te mbeten vetem 50 forca te ushtrise me pajisjet motorike per transportim te mbetjeve.

MBYLLJA E OPERACIONIT

Ne shtabin e operacionit “Gerdec ’08”, ka mberritur edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili ka asistuar ne diten e fundit te misionit te ushtrise ne kete zone, qe ka bere pastrimin e siperfaqes se konsiderueshme nga predhat dhe municionet luftarake te pashperthyera. Gjate dy diteve te fundit ne kete zone kane operuar rreth 1500 forca ushtarake, te cilat kane bere dhe nje kontroll te imtesishem per dy dite ne te gjithe zonen ku dyshohet se kane arritur predhat e shperthyera. Fshati i Gerdecit, Marqinet 1 dhe Marqinet 2 konsiderohen te pastruar. Gjithashtu jane kontrolluar dhe rreth 100 kilometra katrore te siperfaqes qe besohet se eshte kontaminuar nga municionet e shperthyera gjate 15 marsit. Nderkaq ne terren qe nga dita e pare kane punuar forcat e xhenios, te cilat kane bere dhe pastrimin e zones. Ata kane gjetur dhe trupat e viktimave, duke i derguar ne morg. Forcat e ushtrise jane duke vazhduar kerkimet per gjetjen e trupit te Shqipe Alhases, qe ishte punonjese e fabrikes se cmontimit te municioneve ne Gerdec.

KERKIMET NE KRATER

“Banoret e zones mund te kthehen ne banesa, pasi territori eshte pastruar plotesisht, gjithsesi duhet te tregojne kujdes ne raste te vecanta dhe te mos i afrohen zones se kraterit dhe asaj te pyllezuar”, tha ministri Oketa dje ne Gerdec gjate takimit me ushtarake e banore. Plot 1500 trupa te ushtrise kane rikontrolluar te gjithe siperfaqen, duke filluar nga periferia, deri ne vatren e shperthimit. Por, qe prej dites se hene, ne zone eshte ulur ndjeshem numri i forcave te ushtrise. Nderkaq, gjate dites se sotme do te largohen edhe mjetet e renda, kurse rruga per ne Gerdec do te jete e hapur per te gjithe. Gjithashtu zona eshte shpallur e paster dhe lejohet kthimi i banoreve ne banesat e tyre. Gjate vizites se tij diten e djeshme ne komanden e operacionit “Gerdec ‘08”, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, falenderoi forcat ushtarake per misionin e tyre ne pastrimin e zones se Gerdecit nga predhat, misioni i cili, sic u shpreh ai, “arriti deri ne vetemohim”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›