E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar te KLSH-se


Presidenti Bamir Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dekreti i Presidentit për kreun e ri të KLSh-së do të votohet në parlament.

Ky dekret i kreut të vendit është i dyti, pasi më parë Topi solli emrin e Sali Shehun, kandidaturë e cila u rrëzua nga Kuvendi.

Refuzimin e kandidaturës në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu  ish-deputet i demokratëve, e shpjegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale.

“Nëse peshën specifike do ta kishte zënë qënia ime mik me Topin, do ta quaja varfëri të madhe të arsyetimit politik të këtij vendimi. E quaj vendimin politik për të mos më lënë të jem në krye të një institucioni që është roja e manaxhimit të parave publike”, thotë zoti Shehu.

Arsyeja e dytë e refuzimit, sipas zoti Shehu, është thellësisht politike që lidhet edhe me frikën që  ka kryeministri nga rrjedhja e votave nga maxhoranca. Këtë argument, sipas Shehut, e mbështet edhe  fakti që procedura e votimit të emrit të tij ishte e hapur, pra antiligjore dhe me dy standarde, pasi disa minuta më vonë për zgjedhjen e anëtarëve të  Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, maxhoranca përdori votim të fshehtë.

“Votimi i hapur ishte një shkelje e hapur e Kushtetutës. Lidershipit të Partisë Demokratike i ka rënë mazhoranca, nëse do aplikohej votimi i fshehtë”, shtoi më tej Shehu.

Megjithëse humbi betejën me grupimin e tij politik, zoti Shehu nuk nxiton të shpallë divorcin me të djathtën, por vetëm me liderin e saj Berisha.

“Nuk mund të pranoj qjuhën e ashpër të Berishës në Kuvend dhe auditoret e tjera, as për moshën, as për pozicionin. Një gjuhë në kundërshtim të plotë me apelin e ndërkombëtarëve. Filozofia e Partisë Demokratike nuk është më ajo që ka qenë”, përfundon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu.

Kandidatura e Sali Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit u rrëzua gjatë seancës të së enjtes të Kuvendit, ku përvec këtij dekreti, mazhoranca rrëzoi edhe dekretin që kthente për rishqyrtim ligjin për importin e mbetjeve urbane.

Rrëzimi i emrit të Sali Shehut për kryetar të KLSH-së u paralajmërua që në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Deputetët demokratë hodhën poshtë kandidaturën e paraqitur në tryezën e tyre nga Presidenti i Republikës, ndërkohë që opozita refuzoi votimin në Komision duke sqaruar se për kandidaturën do të shprehej në sallën e Kuvendit.

Facebook Sondazh

A besoni se propozimi i presidentit Topi per kreun e ri te KLSH-se do te kaloje ne Kuvend?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_472'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(472); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama apel Berishës dhe Metës
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka riperseritur apelin ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe ish-aleatit lir Meta, per ate qe ai e quan, sulm te paprecedent ndaj te zgjedhurve socialiste ne qytetin e Fierit e te Gjirokastres.
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi përshëndeti konsensusin e arritur për miratimin e Komisionit ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe miratimin e dy kodeve që kërkonin shumicën të cilësuar të deputetëve në Parlament. Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
Opozita i kërkon mazhorancës të tregohet e kujdesshme në veprimet e saj, sepse nëse do të vërehen akte, të cilat  kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i quajti banditeske, atëherë klima politike do të përkeqësohet dhe për këtë përgjegjëse do të jetë shumica qeverisëse.
Mbrojtja e konsumatorëve, konsensus në Kuvend
Kuvendi nisi punen sot me betimin e deputetit me te ri qe merr mandatin. Anduel Xhindi, iu shtua grupit parlamentar socialist pas dorezimit te mandatit nga deputetja Ermelinda Meksi, e cila u zgjodh anetare e Keshillit Mbikëqyres se Bankes se Shqiperise. Të shesësh dështimin për sukses
Shkëlqim Cani, Ilir Beqja - Sa herë dëgjojmë akuzat e orkestruara dhe të përsëritura për “fajin e madh të opozitës” që nuk morëm statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, na kujtohet skeçi vërtet i bukur, i luajtur nga mjeshtri i madh i humorit, Luftar Paja.

Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Fyle: Pranë fundit të ngërcit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›