E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume hapesire per rinine ne Kosove

Ngadhnjim Sopjani 21 vjec nga Prishtina eshte vetem njeri nga te rinjte e Kosoves te cileve perkunder inteligjences dhe pergatitjes nuk iu ofrohet hapesire per ta deshmuar veten. Si student i vitit te trete i shkencave politike me krijimtarine dhe muziken si hobi Ngadhnjimi ka tejkaluar prej kohesh ate qe kerkohet prej nje te riu me vetem 21 vjet. Por mundesia per ta shperndare ate qe ka mbledhur eshte tejet e vogel mendon ai.

shte problem ta japesh ate cfare ke marr sepse ketu te rinjve nuk iu ofrohet hapesire. Te rinjte duhet te shprehin kreativitetin e tyre sepse secili e ka personalitetin e tij te vecante dhe menyren e vet te te menduarit. Ndersa rinise ketu kjo nuk i lejohet thote Ngadhnjimi sipas te cilit shumica e te rinjve thyhen qe ne fillim dhe shpresa per nje hap perpara ju kthehet ne zhgenjim.

Sepse thote ai mua me ishte premtuar nje vend i praktikes ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve mirepo ne fund me dolen me nje pergjegje te pakuptimte Ska vend ku te uleshE une thashe se spo ulem hic vec te vazhdoj. Por kot

Mendo globalisht - Vepro lokalisht

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Veton Muja nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit

Ne institucionet e Kosoves te rinjve nuk iu lejohet shume hapesire veprimi dhe kryesisht jane organizatat joqeveritare dhe me se vonti Qendrat Rinore ne te cilat te rinjte marrin hapat e pare. Organizata joqeveritare Syri i Vizionite cila vepron ne te pese komunat e rajonit te Pejes por edhe ne nivel te Kosoves dhe jo rralle ne ate te rajonit me perfundimin e luftes ne Kosove filloi me daljen e nje gazete per te rinjte.

Me moton Mendo globalisht -Vepro lokalisht aktivitetet e saj u zgjeruan ndersa njera nder pikat e perqendrimit mbeten progamet per te rinjte shumica prej te cileve u shnderruan ne kreatore te profileve te ndryshme thote Veton Mujaj drejtor i kesaj organizate.

Mund te them se prej vitit 1999 me qindra te rinj kane kaluar neper organizaten tone. Sot prej tyre ka edhe neper institucionet e Kosoves. Mirepo ata eshte dashur te kalojne nje rruge te veshtire per faktin se shpesh shohim raste qe te rinjte krahas shkollimit superior kthehen neper institucione dhe me shume behen zedhenesa se sa vendimarres.

Kosova e ka Strategjine dhe Planin e Veprimit per Rinine 2010-2012

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xhevat Bajrami drejtor i Departamentit te Rinise ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve

Kosova tashme ka Strategjine dhe Planin e Veprimit per Rini 2010-2012 ne kuader te se ciles nga Kuvendi i Republikes se Kosoves eshte aprovuar edhe Ligji per Fuqizimin dhe Pjesemarrjen e Rinise. Prej tij dalin edhe kater udhezime administrative. Por sa po impelementohen ato ne te vertete Mr.Sc.Xhevat Bajrami drejtor i Departamentit te Rinise ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sporteve thote per DW-ne

Ne kuader te obligimeve qe dalin nga Ligji per Fuqizim dhe pjesemarrje per te Rinjte e Kosoves ne kemi hapur Qendra Rinore neper qendra te ndryshme te Kosoves kemi themeluar Keshillin Qendror te Veprimit nje organ vendimmarres i pavarur i cili eshte nje force shtytese dhe opozite konstruktive e Departamentit te Rinise ne aktivitetet dhe strategjite tona per te ardhmen. Po ashtu i kemi themeluar edhe 27 Keshilla te Veprimit neper komuna te Kosoves dhe jemi gati ne fazen perfundimtare edhe ne pjesen veriore te Republikes se Kosoves dhe ne dy tri komuna te banuara me shumice serbe. Si rrjedhoje prezenca e te rinjve neper aktivitete por edhe ne vendimmarrje eshte rritur si ne nivelin qendror po ashtu edhe ne ate lokal.

Rinia eshte e sotmja dhe e nesermja e Kosoves

Ne Kosove me se gjysma e popullsise eshte e re. Ndersa eshe koha perundimtare qe ky potencialte shfrytezohet mendon drejtori Muja.

Per shkak se aty eshte energjia aty eshte vullneti eshte prespektiva e cila ekziston ne Ksoovesepse une besoj se nje pjese e konsiderueshme e te rinjve eshte larg me profesionale sesa nje strukture e vjeter e cila ka jetuar dhe vepruar ne nje sistem tjeter. Keshtu qe eshte bazike te kuptohet se te rinjte jane e sotmja e Kosoves dhe jo te tejkalohen dhe te anashkalohen me refrenin e vazhdueshem se Te rinjte jane e nesermja e jone duke u kthyer keshtu ne politikat ditore te nje sistemi i cili shume pak dhe shume ngadale ndryshon ne Kosove.

Te rinjte e Kosoves - evropianet me te rinj

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendra sportive per te rinjte ne Prishtine

Ndersa Ngadhnjim Sopjani eshte nder ambasadoret e rinj te cilet drejt se ardhmes ecin me nje vizion evropian.

Duhet te mesohemi te krenohemi me ate cfare jemi. Ne kete rast shembull eshte Gjermania e vitit 1945 pas renjes se Hitlerit kur qe nga qytetari me i thjesht deri te gjenerali me shtate grada kane pastruar rrugen dhe kan ndertuar qytete. Ne duhet te veprojme sic na takon si evropiane te rinj si nje popull i cili i takon Evropes.

Sipas statistikave te ndryshme vendore dhe nderkombetare 70 per qind e popullates se Kosoves konsiderohet e re 50 per qind prej se ciles jane nen moshen 30 vjecare.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›