E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Turkun, minister Turizmi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi Ardian Turkun si Minister te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Ish-kryetar bashkie ne qytetin e Elbasanit, Turku u zgjodh ne kete detyre, pas shkarkimit te nje jave me pare te Ylli Pangos.

Ish-ministri Pango u largua nga detyra e tij, pas publikimit te skandalit ne emisionin investigativ "Fiks Fare", ku u pa qarte se ai ofroi nje vend pune ne administrate per nje vajze te re, ne kembim te favoreve seksuale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›