E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi denon akuzat ndaj Thacit U gatuan nga ultranacionalistet

Presidenti Bamir Topi denoi akuzat  e komisionerit Dik Marti  ndaj kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci duke i cilesuar ato, te pabaza dhe pergatitura nga ultranacionalistet  serbe.  Keto akuza , thote ai synojne cenimin e imazhit te kombit shqiptar dhe te paqes ne Ballkan  dhe se hetimi i tyre do ti jepte fund tymnajes se krijuar. Presidenti i beri te ditura keto qendrime nepermjet zedheses se tij.

"Presidenti i Republikës së Shqipërisë dënon ashpër të gjitha akuzat e pabazuara në prova konkrete dhe pandehmat e endura me një rrjetë thashethemesh, të cilat duken sikur janë të gatuara në kuzhinën e dalëmode të qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste, që për fat të keq vazhdojnë të ekzistojnë në Ballkan. Këto akuza fantazmagorike, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumë-etnik dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e tij legjitimë, të certifikuar jo vetëm nga qytetarët kosovarë, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Nga ana tjetër, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme që ato po ngrenë, dëmtojnë e kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tonë. Rruga më e mirë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të mbushur me akuza të pabazuara, shpifje dhe dashakeqësi, është që të bashkëpunojmë sërish me organet e specializuara të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, UNMIKU-u, EULEX-i si dhe prokuroritë e vendeve të ndryshme, sado që kanë hetuar me imtësi në të kaluarën, nuk kanë arritur të gjejnë prova bindëse e të mjaftueshme për të vënë ndokënd para drejtësisë", bëri të ditur Mimoza Kociu, zëdhënëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›