SHBA miratohet paketa fiskale
Vuloset marrëveshja e parë mes Obamës dhe konservatorëve të kongresit amerikan me miratimin vonë në mesnatë të paketës fiskale. Një ditë pas senatit amerikan edhe dhoma e përfaqësuesve miratoi kompromisin për taksat, të negociuar nga presidenti Barack Obama me republikanët opozitarë.
277 deputetë votuan pro, kundër votuan 148. Ligji duhet të nënshkruhet tani nga Obama për të hyrë në fuqi. Paketa parashikon vazhdimin e lehtësimeve fiskale, për të gjitha grupet e të ardhurave, gjë që kishte afat deri në fund të vitit.
Fillimisht lehtësimet për të ardhurat mbi 250 000 euro do të përfundonin në fund të vitit. Si kompensim republikanët hoqën dorë nga rezistenca kundër zgjatjes me 13 muaj të përfitimit të asistencës së papunësisë.
Pas humbjes së hidhur të demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit është e qartë se për të gjitha vendimet e rëndësishme tashmë presidenti amerikan duhet ët kërkojë kompromisin.