E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi do te takohet me Papandreun dhe me Sejdiun

22/09/2010Presidenti niset per ne OKB

Presidenti i Republikes Bamir Topi u nis dje drejt SHBA-ve per te marre pjese ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe do te zhvillohet ne Nju-Jork. Ne kete vizite kreu i shtetit do te mbaje nje fjale ne prani te kryetareve te shteteve dhe personaliteteve te larta te politikes boterore pjesemarrese ne sesionin e 65-te te AP-se. Po ashtu Presidenti do te marre pjese ne dreken zyrtare te shtruar nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki-Moon per nder te kryetareve te delegacioneve si dhe pritet te zhvilloje takime pune me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin e Greqise Jorgo Papandreu. Ne mbyllje te aktivitetit Presidenti Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi do te marrin pjese ne pritjen zyrtare qe Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Pare e SHBA-ve Mishel Obama organizojne per nder te krereve pjesemarres. Axhenda e qendrimit te Presidentit Topi parashikon nje vizite ne Micigan ku Presidenti Topi do te marre pjese ne nje ceremoni te posacme ne shenje nderimi ne monumentin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe ne monumentin e Nene Terezes. Gjate kesaj vizite Topi do te takohet me perfaqesuesit komuniteteve fetare si dhe do te vizitoje Qendren Islamike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›