E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ofron ekspertize per integrimin e Shqiperise

22/09/2010Topalli pret deputete te Bundestagut

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori dje mbeshtetjen e plote dhe gatishmerine qe Bundestagu gjerman do ti jape Shqiperise me mjetet ligjore dhe shkembimin e eksperiencave kur te nisin negociatat me BE-ne pas liberalizimit te vizave. Kete garanci ajo e mori gjate takimit qe zhvilloi dje me nje grup te deputeteve te Bundestagut gjerman te cilet ishin te shoqeruar nga ambasadorja e Gjermanise ne vendin tone Carola Muller-Holtkemper. Ajo u shprehu atyre mireseardhjen si dhe konsideratat me te mira per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise gjate ketyre viteve ne zhvillimin e proceseve demokratike dhe reformave per integrimin evropian. Roli i Gjermanise ka qene thelbesor edhe ne krijimin e shtetit te Kosoves dhe ne njohjen nderkombetare te pavaresise se saj u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Nga ana e tyre deputetet gjermane vleresuan progresin dhe arritjet e medha qe Shqiperia ka bere vitet e fundit duke vecuar suksesin e reformave per liberalizimin e vizave ne menyre te vecante perpjekjet e Parlamentit ne hapat qe po ndermerr Shqiperia ne integrimin evropian. Po ashtu ata theksuan edhe rendesine qe duhet te kete bashkepunimi mes pozites dhe opozites per miratimin e reformave kyc ne plotesimin e standardeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›