E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per dekan Pipero kerkon skualifikimin e rivalit

Te tjera rreth shkrimit Kerkesa e referuar nga komisioni TIRANE - Zgjedhjet per drejtuesit e rinj ne universitetet publike po i ngjajne gjithnje e me shume gares per zgjedhje politike. Dhe me e eger kjo gare po zhvillohet mes dy kandidateve per drejtues te fakultetit te Mjekesise kancelarit Bajram Hysa dhe mjekut infeksionist Pellumb Pipero. Madje ky i fundit me nje shkrese zyrtare i ka kerkuar komisionit qendror te zgjedhjeve te universitetit skualifikimin nga gara te konkurrentit Bajram Hysa me pretendimin se nuk plotesonte kriteret per te qene ne krye te ketij fakulteti pasi ai nuk eshte pedagog. Por ky komision i ka kthyer pergjigje kandidatit Pellumb Pipero se kerkesa e tij eshte e padrejte. Komisioni qendror i zgjedhjeve te institucionit shqyrtoi ankesen e prof.ass.dr. Pellumb Pipero kandidat per autoritetin drejtues te fakultetit te Mjekesise ne lidhje me kandidimin e prof.dr. Bajram Hysa ne te njejtin autoritet drejtues. Ju sqarojme se prof.dr. Bajram Hysa ploteson kriteret e percaktuar ne nenin 20/2 te ligjit te arsimit te larte si dhe te pikes 7.6 te rregullores se zgjedhjeve per te kandiduar per kete autoritet drejtuese. Prof.dr. Bajram Hysa eshte personel akademik efektiv i punesuar me kohe te plote ne departamentin e Shendetit Publik prane fakultetit te Mjekesise ndaj kandidimi i tij eshte i ligjshem - perfundon shkresa e KQZI qe mban daten 14 shkurt. Nderkohe qe ne kuader te kesaj lufte te rinjte e fakultetit te mjekesise akuzojne Piperon se ka organizuar nje feste gjigante me pije falas dhe ka shperndare rreth 3000 bileta ndersa cdo studente ka marre secili 5 bileta pra 5 pije falas.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›