Topi i arte mbetet ne Barcelone

Tre yjet e Barcelones argjentinasi Lionel Mesi fituesi i fundit i versionit te vjeter te trofeut Topi i arte - kur ai jepej vetem nga revista franceze France Football - dhe dy spanjollet Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandes jane kandidatet zyrtare per trofeun FIFA Topi i arte cmim qe do te jepet me 10 dhjetor ne Zyrih te Zvicres. Kjo treshe eshte perzgjedhur pas votimeve te 204 gazetareve 204 trajnereve dhe 204 kapiteneve te ekipeve kombetare.
Per cmimin e trajnerit jane tre kandidate kampioni i botes me Spanjen Visente Del Boske kampioni i Europes me klubet Interin Zhoze Murinjo aktualisht te Reali i Madridi si dhe trajnerin e Barcelones Pep Guardiola. Nga votat shqiptare trajneri i Kombetarses Josip Kuzhe votoi si lojtarin me te mire Lionel Mesin ndersa si trajnerin me te mire Vinsente Del Bosken nderkohe qe kapiteni Altin Lala votoi Lionel Mesin si lojtar dhe Zhoze Murinjon si trajner. Votuesi nga gazetaret eshte Besnik Dizdari.
Pavaresisht se Interi fitoi sezonin e kalaur Ligen e Kampioneve Uesli Shnajder nuk mundi te perfshihej ne listen zyrtare te tre kanditateve.
Shnajder jashte liste
Mesfushori i Interit Uesli Shnajder eshte zyrtarisht jashte luftes per Topin e arte. Presidenti i Interit Masimo Morati u shpreh i pakenaqur nga kjo perzgjedhje duke theksuar se holandezi e meritonte te ishte fituesi kjo per shkak te trofeve qe ai fitoi vitin e kaluar ku palmarit te tij i mungoi vetem Kupa e Botes qe ne fakt e fituan dy spanjollet e Barces Iniesta dhe Ksavi. Eshte nje vendim i padrejte. Shnajder beri me shume se Mesi gjate sezonit te kaluar. Ishte protagonist i nje sezoni fenomenal fitoi ato qe mund te fitonte. Per mua ai e meritonte Topin e arte - tha Morati. Cmimi do te jepet me 10 janar ne Zurih te Zvicres.
Iniesta Jam krenar
Mesfushori i Barcelones Andres Iniesta tha se ndihej krenar per zgjedhjen e tij midis tre me te mireve. Per mua eshte nje nder i madh per te qene i perfshire ne listen e finalisteve per fitimin e Topit te arte - komentoi ai ne faqen zyrtare te tij ne rrjetin social Facebook. Eshte nje emocion i madh te ndaj podiumin me lojtare te tille si Ksavi dhe Leo Mesi.
Bastet Ksavi favorit
Per kompanite e basteve Ksavi konsiderohet si si me favoriti per te fituar cmimin prestigjioz duke u kuotuar ne 2.00 perkundrejt shokut te skuadres Iniestes me 2.10. Paksa me i distancuar eshte argjentinasi Lionel Mesi ne kutoen 7.00 kjo per shkak te Boterorit ne te cilin ylli i Barces beri nje paraqitje larg asaj qe pritej.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 06 Dhjetor 2010