Perparim Daiu timonieri ri i Shkumbinit

Perparim Daiu eshte zyrtarisht trajneri i Shkumbinit. Pasuesi i Agim Canajt ne stolin e peqinasve u prezantua perpara skuadres bardhekalter. Per kavajasin e njohur ky eshte nje rikthim te skuadra te cilen e drejtoi sezonin e kaluar nga java e 16-te duke e nisur debutimin me nje fitore madheshtore 4-0 ndaj Dinamos.
Gjate sezonit te kaluar me bardhekalterit Perparim Daiu arriti ta coje skuadren peqinase deri ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise nga ku e eliminua pikerisht nga ekipi i vendlindjes se tij Besa e Kavajes e qe fitoi me pas Kupen ne finalen me Vllaznine.
Perparim Daiu kete edicion drejtoi Besen e Kavajes duke e marre drejtimin e saj ne javen e 5-te pas doreheqjes pa kushte te ish-trajneri Shpetim Duro njeriut qe sezonin e kaluara i dhuroi Beses vendin e dyte ne kampionat Kupen dhe Superkupen e Shqiperise
Gjate drejtimit te Beses ne gjashte javet e tij Perparim Daiu koleksionoi nje fitore ndaj Tiranes 2-1 tre barazime ndaj Shkumbinit Elbasanit dhe Kastriotit si dhe dy humbje ndaj Vllaznise dhe Bylisit.
Si per ironi te fatit debutimi i Perparim Daiut ne stolin e kavajasve perkoi me ndeshjen kunder Shkumbinit nje barazim 2-2 i fiksuar ne Peqin per javen e 5-te.
Ndeshja e pare e Daiut eshte ajo kunder Kastriotit e vlefshme per takimin e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise me peqinasit qe fituan 3-1 sfiden ne Kruje. Nje takim i lehte ne leter nisur edhe nga fakti se krutanet jane te impenjuar maksimalisht per mbijetesen ne kampionat.
Shkumbini qe pas 13 javesh ndodhet ne vendin e 8-te me 17 pike po aq sa Laci do te drejtohet kete edicion nga trajneri i trete sezonal - dy te paret ishin Mirel Josa dhe Agim Canaj - kur eshte luajtur pak me shume se 1/3 e kampionatit shqiptar me 33 jave.
Klubi peqinas perjetoi nje jave ferri e cila nisi doreheqjen e ish-presidentit Ylli Ndroqi - vetem gjashte muaj pasi ai kishte marre drejtimin e Shkumbinit - dhe vetelargimin e ish-trajnerit Agim Canaj pas vetem 11 javeve ne krye te skuadres.
Agim Canaj dha doreheqjen si trajneri i Shkumbinit pas 11 javesh ne drejtimi e peqinasve. Ish-tekniku pasoi Mirel Josen ndersa ky i fundit u shkarkua nga ish-presidenti Ylli Ndroqi per rezultate te dobeta ne dy javet e para te kampionatit aktual.
Mirel Josa drejtoi vetem dy jave bilanci 2 ndeshje 1 barazim 1 humbje 1 pike nga 6 te mundshmet Agim Canaj 11 jave 5 fitore 1 barazim 5 humbje 16 pike nga 33 te mundshmet.
Ne javen e 14-te trajneri Perparim Daiu eshte perpara nje sfide shume te veshtire ne Korce ndaj Skenderbeut te vendit te dyte. Ne fazen e pare Shkumbini fitoi 3-1 ne Peqin ne nje ndeshje qe perkoi me debutimin e Agim Canajt.
Sezonin e kaluar kur Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbeshtetur financiarisht dhe nga donatoret Sula e Ismaili paten ne bankine tre trajnere Gugash Magani nga java 1-2 Kristaq Mile nga java 3-15 dhe Perparim Daiu nga java 16.
Perparim Daiu eshte i shtati i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne bankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin.
Valsi i bankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canajt per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski. Shpetim Duro u largua nga Besa ne javen e 4-t i pasuar nga Perparim Daiu ndersa Sulejman Starova u shkarkua ne javen e 6-te i zevendesuar nga Nevil Dede. Shkarkimit nuk i shpetoi dhe nje trajneri i huaj malaziasi Mojash Radonjic i Vllaznise u zevendesua nga Mirel Josa ky i fundit e nisi sezonin te Shkumbini. Seriali i shkarkimit te trajnereve vazhdoi me Perparim Daiun i cili la vendin Gerti Haxhiut njeriut qe drejton Besen nga java e 11-te. Gjithsesi doreheqje publike ka dhene dhe Stavri Nica i Lacit por qe nuk u pranua nga presidenti Pashk Laskaj. Ne fakt per te drejtuar nje ndeshje futbolli ne bankine jane ulur dhe Agim Meto i Bylisit java e 4-t kur zyrtarisht trajner i emeruar ishte maqedonasi Nikola Ilievski por dhe Artan Mergjyshi i Dinamos i cili ka zevendesuar per dy jave 9 dhe 10 ne stolin blu argjentinasin e pezulluar Luis Manuel Blanko.
SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE
Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java 3-14. Perparim Daiu nga java 15
Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Agim Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.
Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java 5-10 Gert Haxhiu nga java e 11-te
Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.
Vllaznia Mojash Radonjic nga java 1-8 Mirel Josa nga java e 9-te.
BANKINAT AKTUALE
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Nevil Dede
Shkumbini Perparim Daiu
Vllaznia Mirel Josa
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Gert Haxhiu
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Nikola Ilievski maqedonas
Elbasani Krenar Alimehmeti
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 06 Dhjetor 2010