Topi kthen në kuvend ligjin për pronat

Presidenti Bamir Topi nuk dekreton per ligjin per pronat dhe e kthen atë për rishqyrtim në kuvend.
Sqarimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të presidencës.
"E shqyrtova me vëmendje këtë ligj dhe jam i ndërgjegjshëm për problematikën, dimensionin dhe rëndësinë që ka ky ligj. Vlerësoj se e drejta e pronës dhe e gëzimit të saj është një nga kolonat bazë të funksionimit normal të një shoqërie demokratike dhe se garantimi i saj do të konsolidonte zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Por, me qëllim që zgjidhja e ofruar të jetë sa më pranë standarteve të të drejtave të njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, për shkakun se gjykoj se ka vend të rishikohet, si përsa i përket kushtetushmërisë së tij, por edhe për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm", thuhet në sqarimin e Topit.