Topi kunder planit te OKB-se
Nga Turqia ku ndodhet per nje vizite zyrtare dy ditore Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte shprehur kunder planit 6-pikesh te OKB-se. Ne takimin me Presidentin turk Abdullah Gyl, presidenti Topi vleresoi se paraqitja e planeve per ndarje mbi baza etnike dhe angazhimi per ndertimin e nje shteti paralel, perben nje rrezik serioz per paqen, sigurine dhe stabilitetin, jo vetem ne Kosove, por ne tere rajonin tone. Sipas Presidentit shqiptar, Shqiperia mbeshtet vendosjen e EULEX-it ne Kosove dhe çdo proces tjeter atje, qe behet duke respektuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe ligjet e miratuara ne zbatim te Planit Ahtisari.