E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI organizon mitingun e pare

Levizja Socialiste per Integrim pritet te zhvilloje sot mitingun e pare ne kuader te asaj qe e cileson ndergjegjsim te opinionin per rrezikun e manipulimit te zgjedhjeve. Sekretari i Pergjithshem i saj, Petrit Vasili, ftoi qytetaret te jene te pranishem ne sheshin "Skenderbej", ne oren 16:00. Sipas tij, te gjithe qytetaret e kane te qarte se cdo levizje jashte votes se lire eshte levizje jashte sistemit, e cila cekuilibron jeten dhe lirite e qytetareve ne kete vend. Policia kamarre masat per te garantuar mbarevajtjen e tubimit. Nje dite para protestes Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka zhvilluar nje takim me komisionarin e BE-se per Zgjerimin Oli Rehn te cilit i parashtroi shqetesimet mbi problemet qe ka Kodi i ri Zgjedhor, mungesen e garancive per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi, si dhe monopolizimin qe kane bere dy partite kryesore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›