E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi merr Medaljen e Korpusit Të Paqes

Dje gjatë ceremonisë

Presidenti Bamir Topi ka marrë dje Medaljen e Korpusit të Paqes nga zv.drejtoresha Keri Hesler-Reidilit. Gjatë takimit në zyrën e kreut të shtetit, ku merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, Topi vuri në pah vlerësimin e tij institucional për gjithë veprimtarinë dhe punën me përkushtim të vullnetarëve në kuadër të misionit të tyre human në vendin tonë. Gjithë veprimtaria e këtij korpusi vullnetarësh në vendin tonë është edhe një dëshmi më tepër e mbështetjes dhe e ndihmesës së paçmuar të qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptarë në momente të rëndësishme, tha Topi. Ndërsa ambasadori amerikan vuri në dukje se ky është një vit shumë i rëndësishëm për Korpusin e Paqes, duke qenë se shënon 50-vjetorin e krijimit të tyre të mbushur me mjaft përvojë dhe një punë të madhe anembanë botës, por edhe në Shqipëri, sidomos në fshatrat më të thella të vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›