E Diel, 1 Nëntor 2026

Grevë e përgjithshme, paralizohet Greqia

 Një tjetër grevë e përgjithshme ka paralizuar Greqinë sërish. Dita e mërkurë ka ka shënuar nisjen e grevës 48-orëshe, e cila është paralajmëruar si protesta më e madhe sociale e zhvilluar prej vitesh në shtetin fqinj. Greva vjen pikërisht në momentin kur Parlamenti përgatitet të votojë masat e reja shtesë me të cilat synohet të shmanget falimentimi.

 

Greva

Janë të të gjitha llojeve kategoritë e punonjësve që i janë bashkuar grevës. Kontrollorët e fluturimeve ajrore nuk do të kryejnë detyrën e tyre për të paktën 12 orë, çka pritet të shkaktojë probleme dhe vonesa edhe në trafikun ndërkombëtar. Të mbyllura janë shkollat, muzetë, ndërsa grevës i janë bashkuar edhe nëpunësit e administratës publike, mjekët, marinarët dhe taksistët.

Gjithashtu, të mbyllura janë zyrat, dyqanet ushqimore dhe pikat e furnizimit me karburant. Për më tepër, greva e gazetarëve ka pezulluar edhe emisionet e lajmeve. Në këtë situatë, vendi mbetet i paralizuar për dy ditë, të paktën këtë synojnë dy sindikatat më të mëdha në vend, ADEDY dhe GSEE, të cilat përfaqësojnë nëpunësit publikë dhe ata privatë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›