E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi merr cmim per paqen

Dorezimi i cmimit nderkombetar per paqen te qendres se studimeve Giuseppe Donati mbylli diten e dyte te vizites ne Itali te presidentit Bamir Topi.

Ne katedralen e Pistoies ne Toskane atij iu akordua ky cmim per kontributin e dhene ne reformat rrjenjesore te vendit per forcimin e demokracise dhe te marredhenieve me Italine.

Cmimi i eshte dhene vitet e kaluara edhe dy personaliteteve te tjera shqiptare Nene Terezes dhe Ibrahim Rugoves. Gjate qendrimit te tij presidenti shqiptar zhvilloi shume takime me autoritet vendore.

Por nje vend te vecante ne axhende kishte edhe komuniteti shqiptar me banim ne Itali. Ne Androdoko ku ka jetuar dhe punuar piktori i madh shqiptar Lin Delija e me pas ne Prato e Pistoia.

Ne menyre te vecante ne qytetin e Pratos ku jetojne rreth 4.500 shqiptare presidentit iu be nje pritje gati mallengjyese.

Sapo hyri ne salle pervec duatrokitjeve ai u prit me himnin kombetar shqiptar te kenduar ne menyre spontane nga nje grup emigrantesh.

Vizita e presidentit perfundon sot me nje sere takimesh si me biznesmene per te nxitur investimet ne Shqiperi ashtu dhe me autoritete vendore si kryebashkiaku i Firences Matteo Renzi dhe presidenti i Toskanes Enrico Rossi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›