Topi, mesazh ngushëllimi familjes së Agim Qirjaqit
Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Qirjaqi, në të cilin shprehen ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit Agim Qirjaqi.
"Të dashur familjarë të të ndjerit Agim Qirjaqi,
Me hidhërim të madh mësova për ndarjen e parakoshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit Agim, dëshiroj t'ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta", thuhet në mesazhin e Topit. "Sot u nda nga ne artisti i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, regjizori dhe pedagogu i përkushtuar, njeriu, i cili ia përkushtoi jetën me altruizëm e profesionalizëm familjes, aktrimit si dhe vlerave më të spikatura qytetare", vijon më tej kreu i shtetit.
"Duke qenë i bindur se i ndjeri Agim Qirjaqi, rolet dhe vepra e tij në tërësi do të vazhdojnë të mbeten përgjithmonë të gdhendura në piedestalin e skenës dhe kinematografisë shqiptare si dhe kujtesën e artdashësve, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e parrëfyer njerëzore!" përfundon mesazhi i ngushëllimit të kreut të shtetit.