E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Moskë, 40 viktima nga shpërthimi i dy bombave


40 të vdekur është bilanci i përkohshëm i
dy shpërthimeve të fuqishme që kanë tronditur Moskën mëngjesin e sotëm . Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin "Lubjanka" në afërsi të qëndrës së Shërbimeve Sekrete Federale nga nje kamikaz. 25 persona humbën jetën nga ky shpërthim. Lënda e dytë plasëse shpertheu në "Park Kulturi" ku humbën jetën 15 persona dhe sipas të dhënave, është shkaktuar nga një tjetër kamikaz.

Linja e metrosë "Sokolniceskaia" ku u verifikuan shpërthimet, është bllokuar plotësisht deri në "Komsomolskaia". Dhjetra ambulanca po transportojnë të plagosurit. Këto shpërthime që tronditën zemrën e Moskës, kanë vënë në dyshim edhe sigurinë e Kremlinit ku ndodhen ndërtesat qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›