Topi ne Erseke Nderim figurave te medha

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e
Parë, Teuta Topi dhe anëtarë të Kabinetit, zhvilloi të premten paradite një
vizitë pune në qytetin juglindor të Ersekës të rrethit të Kolonjës.
Në një atmosferë festive e të përzemërt, në prani të qindra banorëve vendas që kishin dalë në qendër të qytetit për ta përshëndetur e për t’i uruar mirëseardhjen, Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Ali Laho, përfaqësues të këshillit bashkiak, deputeti i zonës, si dhe nga intelektualë e personalitete të njohura të zonës.
“Jemi në mes të një krahine të rëndësishme dhe gjej rastin të bëj publik edhe faktin që Institucioni i Presidentit gjatë këtij viti, që është dhe viti jubilar i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të nderojë të gjitha figurat që janë sot në altarin e atdheut janë në panteonin e atyre figurave që kanë luftuar për Shqipërinë, për pavarësinë e Shqipërisë dhe i kanë dhënë një emër me të cilin ne sot krenohemi", u shpreh kreu i Shtetit, bën të ditur njoftimi i Presidencës
Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës vendosi një tufë në lule dhe nderoi kujtimin dhe sakrificat e dëshmorëve kolonjarë.