Katër i Radës bëhet teatër
…deti ruan sekrete, dhimbje dhe histori që vetëm teatri mund ti tregojë…
Mediat lokale të Brindizit njoftojnë se tragjedia e shqiptarëve të mbytur më 28 mars 1997 po bëhet teatër. Realizimi bëhet publik në të njëjtën datë të marsit 2012. Laboratori i shkrimit dhe rrëfimit të historisë që punën e nis sot, është marrë përsipër nga Francesco Niccolini, Fabrizio Pugliese e Luigi DElia.
Puna bazohet te kjo kronikë: Shtatë e mbrëmjes së 28 marsit 1997, e premte e mirë. Në Shqipëri shteti po bie dhe njerëzit përpiqen të largohen, të kalojnë në anën tjetër të Kanalit të Otrantos. Paranoja në Itali po rritet dhe emigrantët duhen kthyer mbrapsht me çdo kusht. Ora 18.57, Katër i Radës, një motobarkë patrullimi e tejmbushur me 120 refugjatë që në Vlorë, mbytet nga përplasja me Sibilën anije e Marinës Ushtarake Italiane: 57 të vdekur, kryesisht gra dhe fëmijë, 24 të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë qendra teatrale Cetacei di Maccabeteatro e Thalassia në Rajonin e Puljas po ndalet te e Premtja e Mirë më e zeza në historinë e Italisë.
Në faqen e teatrit thuhet se shfaqja do të jetë një rrëfim polifonik, ku përdoren mjete të larmishme gjuhësore që tregojnë si më 28 mars 1997 ushtarët italianë iu bënë shqiptarëve atë që ushtarët francezë dhe/ose amerikanët iu bënë italianëve më 27 qershor 1980:
sempre in mare
ma non aereo contro aereo
questa volta nave contro nave
e poi di come i militari hanno negato, cancellato e si sono sottratti alla colpa
di come la verità processuale non coincida con la verità storica
di come si può aver capito e non ci si possa difendere
di come la giustizia non è mai uguale per tutti
di come il mare conservi in silenzio sekreti e dolori e storie che solo il teatro riesce a raccontare
è prematuro, ma viene in mente un SE, tanti SE
Se la Sibilla non si fokse avvicinata così tanto.
Se non avessero provato a gettare quel cavo.
Se non si fosse alzato il moto ondoso.
Se non fosse arrivato l’ordine di harassement.
Se la Kater i Rades non si fosse messa per mare.
Se non fosse scoppiata la guerra civile del mare.
Se.
Se.
Se.
Është një copëz nga teksti i Katër i Radës shkruar nga dramaturgu dhe skenaristi Francesco Niccolini, i cili udhëheq fazën e parë të punës në laborator. Niccolini prej vitesh punon me Marco Paolini-n dhe ka shkruar tekste për Sandro Lombardin, Arnoldo Foàn, Anna Bonaiuton. Bashkë me Luigi DElia-n ai ai ka realizuar spektaklin Non abbiate paura. Grand Hotel Albania, sërish në qytetin e Brindizit, prodhim i Thalassias. Pjesa i kushtohej 90 mijë qytetarëve të Brindizit dhe më se njëzet mijë shqiptarëve që zbarkuan aty në eksodin e parë të madh. Përshkrimi i kronikave të atyre ditëve rimerren në teatër me gjithë indinjatën, mllefin dhe njerëzillëk (atëherë kur kishte njerëzillëk) për njëzet mijë pika uji që bien në një çast në të njëjtin vend, për ata që vinin nga deti, sepse deti ruan sekrete, dhimbje dhe histori që vetëm teatri mund ti tregojë… Për të sjellë një përfytyrim mbi tekstin Katër i Radës, ja dhe një copëz nga gjuha që Francesco Niccolini përdor te Non abbiate paura. Grand Hotel Albania dhe mesazhet nëpërmjet saj:
Ma vi siete mai domandati cosa accade quando la diga crolla?
No. La domanda giusta è: cosa accade se la diga crolla qui.
Non domani. Oggi.
Non altrove. Qui, davanti.
Sotto i tuoi occhi.
No in televisione.
Non dentro un telegiornale che parla di mondi lontani.
Questo mondo.
Questa città.
Questo porto.
Qui.
Faza e dytë e punës me Katër i Radës është inskenimi, i cili i është besuar Fabrizio Pugliese-s, aktor, regjisor, një zë i njohur i teatrit puljez. Faza e tretë dhe e fundit që e çon veprën drejt finales, kryhet nga Luigi DElia, artist, që prej vitesh punon në Torre Guaceto në kërkim të vazhdueshëm të arteve vizive me narracionin.
Projekti është pjesë e programit Teatri abitati, financuar nga FESR me mbështetjen Rajonit Puglia-Assessorato për Mesdheun, Kulturën, Turizmin dhe Teatrin Publik Puljez. Ai ka trajtën e një laboratori total, të hapur, jo vetëm për shkrimtarët dhe aktorët po edhe për gazetarët, historianët, studiuesit që kanë dëshirë të marrin pjesë në një kërkim në kohë dhe hapësirë që ndërthur në një skenar kompleks shkencën dhe të vërtetën që nga aktet e gjykatave te intervistat me dëshmitarët, nga protestat e familjarëve të viktimave dhe qytetarët te artistët që kanë krijuar dhe krijojnë ende mbi këtë temë.
Pse Katër i Radës është një çast vendimtar
E shpjegon Alessandro Leogrande në librin Il naufragio – i botuar në vjeshtë 2011 nga Feltrinelli – kushtuar ngjarjes së Otrantos dhe hetimeve të mëvonshme. Autori italian arrin të ndërtojë historitë e viktimave dhe të mbijetuarve e përpiqet të ndriçojë paqartësitë që dalin nga hetimi i çështjes. Për shembull nisur nga regjistrimi i komunikimit të kapitenit të Sibilës (për ironi ky emër – i një profeteje të mitologjisë greke – i anijes që shkaktoi tragjedinë) me atë që drejtonte operacionet nga toka në dyzetë minutat e fundit që përcaktuan tragjedinë. Pa harruar një kontekst politik që e çoi ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve Irene Pivetti të thoshte buttiamoli a mare (ti hedhim në det!) dhe kthehet te fjalët e pohuara në gjyq nga komandanti i ekipit të Sibilës: Pamë gra dhe fëmijë, por menduam që pas tyre kishte burra të armatosur.
Por gjëja më e ndërkryer thotë autori në prezantimet e tij në tetor, është që një ditë pas fatkeqësisë, e pyetur përsëri, Pivetti thotë: Nuk ndërroj mendim, duhen përdorur megjithatë format e refuzimit. Më habit fakti që autoritetet shqiptare heshtën për këtë.
Leogrande e quan fatkeqësinë e Katër i Radës një çast vendimtar për brezin e tij, sepse për këtë ngjarje po flitet, në ndryshim nga fatkeqësitë e atyre që nisen nga Libia dhe përfundojnë në terr qoftë për mungesë lidhjesh me shoqërinë civile vendase qoftë për shkak të raporteve të këtij vendi me Italinë që nuk e bëjnë të mundur rindërtimin e historive të të mbijetuarve, që menjëherë iu kthehen autoriteteve të Libisë. Ndërsa me Katër, ndodhi e kundërta, u krijua një komunitet vlonjat që e përballon i bashkuar fatkeqësinë.
Regjisori Gianni Amelio që u nis në Shqipëri për të xhiruar Amerikën dhe u kthye me një familje, i pranishëm në një nga prezantimet e librit thotë: Kam një djalë shqiptar, kam familje shqiptare. Ajo që më ka goditur nga libri është saktësia e Alessandros… Ai merr me radhë emër e mbiemër të tetëdhjetë e një të vdekurit duke mbajtur parasysh dallimet geg e tosk, edhe pse për shumë nga gratë e mbytura ishte më e vështirë për shkak të ndryshimit të emrit në martesë. Por vështirësia e vërtetë ka qenë gjetja e emrave të përgjegjësve të goditjes.
Amelio sjell ndër mend Giorgio Agamben, nga filozofët më të rëndësishëm në Itali, i cili disa ditë pas ngjarjes shkruan në një artikull akuzën më të rëndë që mund të bëhet: ai kërkonte në dy lista emrat e atyre që kishin përfunduar në det dhe të atyre që kishin dhënë urdhër për tu afruar deri për ti prekur
Regjisori kujton që sipas vëzhgimit të Fortress Europe janë 17 mijë të vdekurit në dhjetë vitet e
