Topi në Hungari për 20-vjetorin e“Perdes së Hekurt”
Me ftesë të homologut hungarez Lazlo Solyom bashkë me personalitete të tjera të politikës botërore, presidenti Topi ka ndjekur nga afër një sërë veprimtarish përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së “Perdes së Hekurt”.
HUNGARI- Me rastin e 20-vjetorit të rënies së “Perdes së Hekurt” në hungari presidenti shqiptar Bamir Topi me ftesë të homologut të tij Hungarez Lazlo Solyom së bashku me personalitete të tjera të spikatura të politikës botërore, ka ndjekur nga afër një sërë veprimtarish përkujtimore.
Të ftuarit vizituan ekspozitën fotografike të vitit 1989, e cila përcolli fakte, histori dhe personazhe të rëndësishëm, protagonistë të asaj kohe, si dhe përshtypje të veçanta tek vizitorët. Më pas një takim përkujtimor u zhvillua në Sallën e Lartë të Parlamentit të Hungarisë, ndërsa Presidenti i Hungarisë dhe të ftuar të tjerë iu drejtuan të pranishmëve duke nënvizuar rëndësinë e kremtimit dhe përkujtimit të ngjarjeve të tilla historike dhe shumë thelbësore.
(e.n/BalkanWeb)