E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, zbulohen parregullsi në listat e KZAZ-ve

Zbulohen parregullsi në listat përfundimtare të KZAZ-ve në Kukës. Lajmi konfirmohet nga shtabi elektoral i PS-së. Në listat përfundimtare mungojnë emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste të cilët janë edhe komisionerë ne qendrat e votimit në Kukës. 

KUKËS- Zbulohen heqje nga lista përfundimtare të KZAZ-ve të votuesve, të cilët janë anëtarë të Partisë Socialiste. Lajmi konfirmohet nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste në Kukës. Mësohet se disa prej personave te cilëve u është hequr emri nga listat janë komisionerë të PS-së ne qendrat e votimit, por për këtë problem nuk ka reaguar askush nga KZAZ-ja e Kukësit.
Heqja e emrave është zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm pas ankesave të vetë komisionerëve të Partisë Socialiste, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në listat përfundimtare të KZAZ-ve. Ky problem është vërejtur në komunat Surroj, Bushtrice, Bicaj, Topojan dhe në qytetin e Kukësit.
Ndërkohë menjëherë pas konstatimit të këtij problemi drejtuesit e Partisë Socialiste në Kukës kanë njoftuar edhe OSBE/ODIHR duke i vënë në dijeni për këto parregullsi. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›