Topi në familjen Blloshmi: S`harrohen krimet e komunizmit

Presidenti i vendit Bamir Topi ka vizituar sot familjen Blloshmi në Fanjë të komunës Qukës në Librazhd. Kreu i shtetit ka vizituar dhomën-muze me materiale mbi poetin dhe historikun e familjes ndërsa ka vlerësuar familjen Blloshmi si me tradita të hershme historike.
"Familja Blloshmi përjetoi hakmarrjen më të egër të diktaturës. Hakmarrja ndaj familjes Blloshmi se spikaste me traditën e intelektualizmin” ka theksuar Topi.
Ai ka theksuar më tej se krimet e regjimit komunist nuk mund të harrohen ndërsa ka shtuar se kujtesa dhe respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhmes.
Dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u ekzekutuan gjatë diktaturës më 17 korrik 1977.