Topi ne krah te drejtesise
Presidenti i Republikes Bamir Topi rreshtohet ne krahun e drejtesise ne nje nga momentet me te veshtira qe ajo po kalon.Larg syrit te medias ne vilen Presidenciale ne Durres presidenti ai ka pritur drejtuesit e organeve me te larta te drejtesise ne vend ne prani te ambasadorit Amerikan Uithers dhe shefit te misionit te Komisionit Europian ne Shqiperi Euralius Roland Miklau.Shkak zyrtar i takimit ka qene gjyqtari i larte amerikan Rozher Sherard por ne te moren pjese edhe kryeprokurorja Ina Rama,kryetari i Gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo,kryetarja e gjykates se Larte Shpresa Becaj,dhe nenkryetari i keshillit te larte te drejtesise Kreshnik Spahiu.Takimi larg te cilit eshte mbajtur edhe media por edhe njoftimet zyrtare per te kane munguar eshte lajmeruar vetem me ane te dy fotove ne faqen zyrtare te Presidences.Takimi vjen ne nje moment mjaft delikat kur gjykata kushtetuese ka ne duar ligjin e dosjeve dhe e ka pezulluar veprimin e tij,kur Gjykata e larte nis procesin ndaj Lulzim Bashes dhe kur prokuroria ka mbyllur dosjen e Gerdecit dhe po e con ate ne Gjykate,por jo vetem kaq.Presioni i egzekutivit mbi te ka qene mjaft i larte gje qe eshte evidentuar edhe ne raportin e Departamentit amerikan te shtetit. Sipas burimeve te brendshme ne takim, juristi amerikan, Rozher Sherard, ka shprehur mendimin e tij ne lidhje me ligjin e lustracionit, duke mbajtur qendrimin e thene edhe me pare nga shteti amerikan, se ai eshte ne kundershtim me Kushtetuten dhe se nuk duhet te miratohet.