E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne rrezik zgjerimi i BE-se

Kriza globale financiare po zvogelon gjithnje e me shume shpresat per zgjerimin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit dhe te Europes Lindore. Por gjithashtu ve ne pikepyetje vizionin per Europen e Bashkuar, shkruan e perditshmja britanike "The Gardian" ne nje analize te gjate. Sipas gazetes, mungesa e vendosmerise se BE-se per te ndihmuar vendet e Europes Lindore qe te perballen me krizen ekonomike, e ve ne pikepyetje politiken e zgjerimit. Ne lidhje me Ballkanin vendet e unionit po hezitojne duke pare probleme te medha ekonomike qe po kalojne keto shtete. Hezitimi me i madh vjen nga Gjermania qe eshte ekonomia me e madhe e kontinentit, zyrtaret e te ciles druhen se destabiliteti ne lindje te kontinentit, mund t'u shkaktoje deme ekonomive te tyre, tashme ne recesion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›