E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne pritjen e Obames Shqiperia aleat i SHBA-ve

Darka shtrohej per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Gjate takimit te shkurter por te ngrohte e miqesor te dy Presidentet vleresuan marredheniet e shkelqyera historike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si dhe bashkepunimin e ngushte e strategjik si dy vende aleate.

Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e pakursyer dhe te vazhdueshme te shtetit dhe administrates amerikane per kombin dhe ceshtjen shqiptare.

Presidenti Topi ka siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat shume besnik dhe i besueshem jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne perballimin e sfidave te perbashketa globale.

2010-09-24 1601

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›