E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ngushellon familjaret e viktimave Hidherim ne cdo familje

Tirane 9 nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi u shprehu sot permes nje deklarate te posacme per shtyp familjeve te viktimave te aksidentit tragjik ne aksin Fier-Tepelene.

Te dashur familjare dhe te aferm te viktimave. Ne keto momente te dhimbjes te thelle njerezore per humbjen e njerezve tuaj me te afert e me te dashur eshte teper e veshtire te gjenden fjalet ngushelluese per te qetesuar zemrat tuaja nga hidherimi i kesaj tragjedie.

Me lejoni qe ne keto caste teper te veshtira te gjendem shpirterisht prane jush duke ju shprehur solidaritetin njerezor dhe gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave tuaja me imediate shprehet Topi ne mesazhin e tij.

Duke shtuar se lajmi per kete aksident fatal qe shkaktoi ndarjen tragjike e te parakohshme nga jeta te familjareve tuaj sjell hidherim ne cdo familje shqiptare dhe si qytetare ne sot ndajme me ju pikellimin dhe shprehim lutjen qe shpirti i tyre te prehet ne paqe.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›