E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i te ardhurave nje standard qe vendos drejtesi Ridvan Bode

Deklarimi i te ardhurave nga individet nje standard qe do te vendose drejtesi shoqerore.
Ministri i Financave prezanton ne Komisionin e Ekonomise ndryshimet ne ligjin per Tatimin mbi te ardhurat. Ndryshimet ne ligjin nr. 8438 date 28.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat perben nje nga momentet me te rendesishme te reformes ne fushen fiskale te deklaruar nga qeveria e cila ka qene dhe pjese e programit zgjedhor pjese e nje debati dhe diskutimi te gjere politik dhe publik per nje kohe te gjate. Permes ketyre ndryshimeve mundesohet realizimi i njeres prej reformave me cilesore ne fushen fiskale posacerisht ne tatimin mbi te ardhurat ajo e deklarimit te te ardhurave te individeve. Keto ndryshime jane teper te rendesishme dhe te domosdoshme per te plotesuar njerin prej elementeve me thelbesore te axhendes se integrimit te Shqiperise ne BE ate te plotesimit te standardeve te deklarimit te te ardhurave nga individet. Ky proces tashme ka perfunduar ne nje sere vendesh te rajonit dhe momenti e kerkon qe edhe ne Shqiperi te realizohet jo vetem thjesht sepse jemi tashme prane procesit te fillimit te anetaresimit ne BE por se tashme jane krijuar kapacitetet administrative dhe infrastruktura teknike e mjaftueshme per ta perballuar nje reforme te tille nje ndermarrje kaq te madhe. Permes ketij ligji jane parashikuar dispozita te detajuara mbi deklarimin e te ardhurave jo vetem per tatimpaguesit individe e cila tashme ka ekzistuar por edhe per kategori te tjera duke perfshire ne kete skeme te vetepunesuari rezidente dhe jo rezidente. Projekti percakton te dhenat qe duhet te permbaje deklarata vjetore e te ardhurave e cila do te plotesohet nje here ne vit nga cdo individ ne te cilat perfshihen te dhenat per te ardhurat bruto shkallen tatimore shpenzimet e zdritshme mbajtjen e dokumentacionit dorezimin e deklarates si dhe rastet e mosplotesimit ne kohe apo plotesimit te pasakte te deklarates tatimore vjetore. Projekti synon formalizimin e metejshem te te ardhurave qe sigurohen nga individet dhe rrit nivelin e vetedeklarimit te ketyre te ardhurave ne nivelin dhe shkallen e shtrirjes se detyrimit per te vetedeklaruarit qe zbatohet sot ne pothuaj ne te gjitha vendet ne Evrope edhe ne rajonin tone perfshire ketu edhe Kosoven. Projekti zgjeron rrethin e te ardhurave te tatueshme dhe qe duhet te deklarohen duke perfshire ne keto te ardhura edhe ato qe rrjedhin si rezultat i ushtrimit te veprimtarise fitimeve nga lojerat e fatit si dhe te ardhurat nga trashegimia te dyja keto pjese kane qene te perjashtuara nga deklarimet e derisotme. Kjo ne perputhje me standardet dhe eksperiencat e vendeve te tjera sikurse dhe me direktivat e BE-se. Projekti i propozuar me ndryshimet qe sjell parashikon qe cdo individ apo i vetepunesuar rezident ose jorezident ne Republiken e Shqiperise qe realizon te ardhura ne burim duhet te dorezojne brenda dates 30 prill te vitit pasardhes deklaraten vjetore te te ardhurave. Perjashtohen nga ky detyrim per plotesimin e deklarates vetem dy kategori tatimpaguesish te vetepunesuari me nje qarkullim vjetor deri ne 2 milion leke cka edhe permiresimi i kuadrit tone ligjor po shkon drejt ketij niveli i cili eshte i njejte me ato te vendeve te tjera si dhe individet qe kane realizuar te ardhura vjetore deri ne 200.000 leke dhe qe lidhet me nivelin e sotem te te ardhurave vjetore dhe te perfitimeve qe kane individet me kete nivel te ardhurash per te mos deklaruar. Por njekohesisht synohet qe te lejohen persona te tjere qe per efekt te perfitimeve pasi skema ka brenda edhe nje sere perfitimesh te shpenzimeve te zbritshme qe edhe pse nuk kane detyrimin ligjor ato mund te deklarojne te ardhurat ne menyre vullnetare per te perfituar rimbursimin e shpenzimeve nga te cilat perfitojne.
Element i rendesishem eshte plotesimi i deklarates vjetore te te ardhurave me numrin e kartes vjetore te identitetit te individit pra unifikimin e numrit te deklarates me numrin e kartes se identitetit cka do te krijoje mundesine shume shpejt qe numri individual te shnderrohet ne kod fiskal per individet brenda vitit te pare. Kjo do te beje qe te kemi nje identifikim te plote te individit edhe ne pagimin e taksave. Kjo tashme eshte lehtesisht e realizueshme pasi ne kemi nje numer unik edhe ne kontribute edhe ne veprimtari te tjera te individit.
Projekti parashikon te dhena te detajuara mbi deklaraten vjetore te te ardhurave. Deklarata vjetore duhet te permbaje te dhena mbi te ardhurat bruto shpenzimet e zbritshme te kryera si dhe tatimet e paguara gjate periudhes tatimore per te cilen deklaron. Per efekt perfitimi te shpenzimeve te zbritshme eshte percaktuar kategoria e shpenzimeve te cilat do te perfitoje kreditimin duke plotesuar nje deklarate te vetme nga kryefamiljari. Nga me te rendesishmet jane interesat e kredive te cilat do te njihen dhe do te zbriten nga taksat e paguara interesat e kredive per shkollim per vete dhe per personat ne kujdestari si dhe pjeserisht shpenzimet per mjekim te pambuluara nga sigurimi i detyrueshme per femijet dhe personat ne kujdestari.
Ne dispozitat qe parashikojne te dhenat mbi te ardhurat bruto sipas nenit 13/2 te projektit perfshihen te ardhurat bruto nga paga te ardhurat e tjera nga marredheniet e punesimit te ardhurat bruto nga dividenti per pjesemarrje ne shoqerite tregtare apo veprimtarite e biznesit te ardhurat bruto nga qiraja apo shitja e sendeve te paluajtshme ne pronesi te deklaruesit te ardhurat nga interesat bankare te ardhurat ne investime ne tituj pasuri te luajtshme apo te paluajtshme te ardhurat nga pasuria intelektuale shuma bruto te fituara nga lojerat e fatit te ardhurat nga skema e sigurimit suplementar trashegimia dhe dhurimi. Ne te ardhurat e tatimpaguesit te vetepunesuar perfshihen te gjitha te ardhurat qe ai realizon gjate veprimtarise se tij ekonomike pavaresisht nga lloj i aktivitetit.
Pjesa me e rendesishme e projektit ka te beje me mbeshtetjen e arsimimit dhe shendetit te familjes dhe qe pasqyrohet ne titujt e shpenzimeve te zbritshme ne te cilat perfshihen ne menyre eksplicite
-shpenzimet per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne rastet kur kontributi eshte deklaruar i paguar ne burim por rezulton te jete i papaguar. Kjo ka te beje me kategorite e te punesuarve dhe vetepunesuarve.
-shuma e interesit bankar te kredise se marre per shkollim
-shpenzimet per mjekim per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor deri ne masen 41 te te ardhurave bruto.
Keto jane elementet qe kemi menduar fillimisht qe te perfshihen si shpenzime ne fazen e pare. Sigurisht qe me konsolidimin e skemes eshte e mundshme qe qeveria te ndermarre permiresime te metejshme te rrise numrin e shpenzimeve qe mbulohen dhe rimbursohen permes kesaj skeme dhe te beje politika me te drejta shoqerore ne kuptimin qe te beje rishperndarjen e te ardhurave drejt shtresave me vulnerabel duke rimbursuar taksat e paguara pikerisht permes kesaj skeme te administruar nga tatimet.
Skemat e kreditimit te shpenzimeve ne vendet e tjera parashikojne qe kategorite qe kane te ardhura te larta dhe besoj qe do te kete edhe gjate diskutimit te ketij projektligji disa propozime apo debate por qe duhet te marrim ne konsiderate diferencen midis sistemit tone te taksave dhe sistemit te vendeve te tjera. Ne kemi nje sistem proporcional joprogresiv te sheshte dhe teper te ulet dhe qe nuk jep hapesira per tu perdorur elementet qe perdorin vendet e tjera. Ne kemi zgjedhur kete skeme qe permes deklarates vjetore dhe nivelit te te ardhurave qe do te krijohet nga tatimpaguesi individ te mund te kompensojme pa diskriminim elementet qe ne permendem pak me siper duke respektuar kete deri per te ardhurat qe tani per tani mendojme qe te jene deri ne 800.000 leke dhe nuk ka progresivitet sepse nuk kemi progresivitet tek te ardhurat personale qe jane 10 pavaresisht nga niveli.
Masa e kreditimit vit pas viti do te miratohet nga Keshilli i Ministrave kjo eshte fleksible per te pare njekohesisht dy aspekte
1.aspektin dinamik qe ndodh ne nivelin e jeteses dhe ne indeksin e cmimeve ne treg
2.nivelin dhe kapacitetin e buxhetit te shtetit per te marre pjese ne politika aktive te drejtperdrejta ne politikat shoqerore permes nje subvencionimi apo pagimi te llojit dhe natyres se shpenzimeve qe do te kompensohen.
Projekti ne vijim te politikave te lancuara nga qeveria rregullon rimbursimin e shumave te taksave te paguara me teper. Ne qofte se nje individ ka paguar gjate vitit dhe prandaj jane te domosdoshme edhe fiskalizimi permes pajisjeve elektronike fiskale kasave te te gjithe njesive pra ne qofte se ka individe apo familje qe kane paguar taksa me shume se sa 10 parashikohet nje mekanizem qe te behet rimbursimi i te gjithe pagesave permbi kete nivel dhe te paguhen ata qe me te ardhurat e deklaruara nuk kane paguar gjate periudhes 12 mujore nivelin prej 10 te taksave. Pra vendos nje barazi duke krijuar te cdo individ cdo tatimpagues qe nuk ka individe qe mund te paguaje me shume taksa apo te mund ti shpetojne taksave. Ata qe gjate vitit kane paguar me shume taksa per arsye te ndryshme do te rimbursohen ata qe nuk jane bere pagesat do tu ndalohen permes deklarates te te ardhurave. Nese diferenca konsiderohet pozitive deklaruesi brenda 30 diteve nga paraqitja e deklarates vjetore ben pagesen e tatimit ndersa ne rast se diferenca rezulton negative administrata tatimore i kthen tatimpaguesit shumen e taksave te paguara me shume sa i takon. Kthimi i shumave behet brenda nje viti nga berja e deklarates.
Deklarata vjetore e te ardhurave dorezohet ne Drejtorine Tatimore Rajonale me te afert me vendbanimin e tatimpaguesit dorazi me poste apo ne rruge elektronike. Projekti nuk parashikon procedure te verifikimit te te dhenave te deklaruara nga individi deklarues. Ai mbeshtet mbi parimin e vertetesise se te dhenave te deklaruara vullnetarisht. Parashikohet edhe nje afat i arsyeshem per korrigjimin e deklarates per gabime materiale te bera nga deklaruesi. Por ne rast se per nje arsye apo per nje tjeter del nevoja e verifikimit te deklarimeve te bera me heret apo edhe ne vite te deklaruesit dhe nga verifikimi rezulton deklarim i gabuar apo fals zbatohen dispozitat e Kodit te Procedures Penale dhe ato te Kodit Penal.
Kreditimi i shumave te perfituara nga skema e shpenzimeve te zbritshme sipas nenit 13/3 kryhet brenda dates 31 Mars te vitit pasardhes dhe ne rast konstatimi nga administrata tatimore te mungeses se plotesimit ne kohe te deklarates vjetore te te ardhurave zbatohen sanksionet e parashikuara ne ligjin procedural tatimor per deklarimin me vonese.
Dispozitat per nxjerrjen e akteve nenligjore kane parashikuar detyrimin e Ministrit te Financave per nxjerrjen brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit te nxjerre udhezime analitike ne zbatim te neneve 13 deri 13/9 te ketij projekti.
Projekti parashikon dhe dispozitat tranzitore ku percaktohet se detyrimi per deklarimin e te ardhurave sipas ketij projekti fillon ne vitin 2012 duke e konsideruar si afat te arsyeshem per informimin njohjen edukimin dhe zbatimin ketij akti.
Edhe nje here deshiroj te theksoj se ndermarrja e nje ligji te tille deshmon per vullnetin e patundur te qeverise ne perafrimin e standardeve te perafrimit te institucioneve dhe ekonomise ne teresi me ato te Bashkimit Evropian nje detyrim per integrimin dhe njekohesisht angazhimin e saj per te goditur luftuar fenomenet e krimit te organizuar korrupsionit dhe informalitetit te ekonomise. Perben nje standard te ri dhe vendos nje drejtesi shoqerore barazi te individeve para ligjit dhe mases se pagimit te taksave dhe perfitimeve. Gjithashtu perben nje instrument shume te gjetur ne realizimin ne menyre jokorruptive transparente te politikave sociale per te mbeshtetur grupe te caktuara shoqerore me te ardhura te pakta te cilet ne treg paguajne taksa njelloj si te tjeret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›