Topi-opozites Mos i hap Shqiperise plage te reja
Presidenti i Republikes Bamir Topi ne reagimin e tij te pare per demonstraten e opozites e cila degjeneroi ne dhune u beri dje thirrje te gjithe faktoreve politike qe te qetesojne protestuesit dhe te garantojne sa me shpejt te jete e mundur rikthimin e rendit publik. Ne nje deklarate per mediat ne faqen zyrtare te Presidences Topi apeloi per qetesi dhe maturi. Presidenti i Republikes ben thirrje per qetesi dhe maturi U ben thirrje te gjithe faktoreve politike qe te qetesojne demonstruesit dhe te garantojne sa me shpejt te jete e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbeshtetjen e forcave te policise qe te garantojne ruajtjen e rendit te institucioneve shteterore dhe ne menyre te vecante qetesine dhe sigurine e jetes se qytetareve- thuhet ne deklarate. Ai u beri thirrje faktoreve politike ti rikthehen urgjentisht dialogut dhe te marrin pergjegjesite politike per ruajtjen e stabilitetit te vendit. Shqiperia ka nevoje te sheroje plaget jo te hape plage te reja- perfundon deklarata.