E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pershendet heqjen e vizave Shqiptaret do respektojne detyrimet

Nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit e ka cilesuar presidenti i republikes Bamir Topi vendimin per heqjen e vizave per shqiptareve duke shtuar se dy dekada pas renies se mureve izoluese te sistemit komunist per shqiptaret ra nje tjeter mur ai i vizave.

Ky eshte nje hap jashtezakonisht i rendesishem per vendin tone te cilin e meritojme ta shijojme e gezojme plotesisht e bashkarisht. Por pa harruar se tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne rradhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Evropian. Si dikur ne kohen e Rilindjes kur patriotet u bashkuan pa dallim feje e ideje sot me shume se kurre kemi nevoje per harmonine e komunikimit kemi nevoje per kemi nevoje per dialogun konstruktiv e pergjegjshmerine qytetare ne interes te se ardhmes Evropiane te Shqiperise tha Topi.

Por apeli i kryetarit te shtetit per politiken vendase prej mese nje viti ne krize nuk perfundon ketu. Ta kapim kete moment te arte duke kapercyer cdo ndasi keqkuptim apo interes thjesht politik. Keto jane pengesa gje gjenden brenda nesh e qe na frenojne te perparojme me tej drejt Evropes tha Topi.

Kjo eshte data e trete me e rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se Pavaresise dhe renies se komunizmit.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›