E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret Ivanovin: Zbatim marrëveshjes së Ohrit

TIRANE- Situata politike ne Ballkan, sfidat e integrimit, shtrirja e marredhenieve dypaleshe dhe bashkepunimi pa nderhyre ne punet e brendshme te tjetrit. Keto kane qene disa nga temat e takimit te sotem mes Presidentit Bamir Topi dhe homologun maqedonas, Gjeorgje Ivanov.

Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe prespektivës të këtij vendi mik në intergimin euroatlantik theksoi Topi gjate konferences per shtyp, ne mbyllje te takimit.

Ivanov u prit paradite në një ceremoni solemne ne Pallatin e Brigadave nga presidenti shqiptar, Bamir Topi.

Ne mbyllje te takimit eshte nenshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Prekem shume tema me interes te perbashket dhe biseduam per shtrirjen e bashkepunimit te shkelqyer qe kemi edhe me gjere ne fushen ekonomike”-tha Ivanov, duke vene ne pah infrastrukturen jo shume te mire mes dy vendeve.

Sipas tij, e rendesishme eshte bashkepunimi dhe shkembimi tregtar, ne interes te te dy vendeve.

Presidenti Ivanov ne axhenden e tij ka parashikuar edhe takime me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare. Nje takim i vecante do te jete edhe ai me përfaqësues të pakicës maqedonase në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›